Carpi vazhdon të kërkojë përforcime për të përforcuar fazën sulmuese.
Në fokusin e skuadrës italiane është sulmuesi me orgjinë shqiptare, Rei Manaj, i cili në sezonin e fundit është aktivizuar në Serinë B me skuadrës e Pizës.
Sipas të përditshmes italiane “Gazzeta Dello Sport”, për talentin lushnjar në garë së fundmi është futur dhe skuadra e Parmës, por sulmuesi 20-vjeçari është shumë pranë nënshkrimit me Carpin.
Në 17 ndeshje që Manaj, u aktivizua me skuadrën e Pizës ai arriti që të shënonte vetëm dy gola.
Ai është nën pronsinë e skuadrës së Interit të cilët kanë kërkuar sërish që ta huazojnë në një tjetër ekip dhe Carpi është duke insistuar për të pasur pjesë të skuadrës së tyre për sezonin e ardhshëm.