Milani ka humbur në ndeshjen e zhvilluar pak orë më parë nga skuadra gjermane e Borussia Dortmundi.
Sfida mes këtyre dy ekipeve është e vlefshme për turneun e “International Champions Cup”.
Edhe pse kanë bërë një numër të madh blerjesh kuqezinjtë e drejtuar nga, Vincenzo Montella, e ka nisur me humbje aventurën në “International Champions Cup”
Autorët e golave për ekipin e Borussia Dortmundit në këtë takim u shënuan nga ana e Pierre-Emerick Aubameyang që shënoi një dopiete dhe Nuri Sahin, ndërsa golin e nderit për Milanin e shënoi kolumbiani Carlos Bacca.
Ndeshjen e radhës Milani e luan me Bayernin e Mynihut me 22 korrik.