Futbolli kosovar është në hapat e parë të përfaqësimit ndërkombëtar.
Pas njohjes së Federatës së Futbollit nga FIFA dhe UEFA, ekipet vendase kanë nisur që të kenë ambicie për t’u përfaqësuar sa më denjësisht në arenën europiane.
Mirëpo, në futbolli duket se ka ende vend për ndihma nga familje që janë të lidhura ngushtë me futbollin.
I tillë është edhe rasti kur familja e futbollistëve Xhaka ka ofruar ndihma për ekipin e Prishtinës. Ragip Xhaka, babai i Taulantit dhe Granitit, i ka ardhur në ndihmë skuadrës së Prishtinës me një set topash që ka dhuruar.
Kjo skuadër ka nisur prej pak ditësh përgatitjet për edicionin e ri dhe dhurata e familjes Xhaka mund të jetë një shtysë më shumë në sezonin ku Prishtina ka synime të mëdha për t’u kthyer te titulli kampion në Kosovë.