Angel Di Maria nuk kërkon që të largohet nga skuadra franceze e PSG-së, pavarsisht ofertave të majme që kanë mbërritur në drejtim të tij.
Mesfushori argjentinas është shprehur se dëshira e tij është që të qëndrojë në Paris, por do të jenë drejtuesit e klubit ata që do të vendosin për të ardhmen e tij.
“Nuk kam asnjë dyshim për qëndrimin tim te Paris Saint Germaini. Por nuk e di nëse klubi ka të njëjtin qëndrim. E vërteta është se familja ime ndihet mirë në Francë dhe unë jam i kënaqur që jetoj në Paris”, tha Di Maria në një intervistë për “Le Parisien”.
Për Di Marian interes ka shfaqur interes skuadra e Interit dhe disa klube të njohura nga Premier League.