Pendohet Cassano: Nuk do tërhiqem, do vijoj të luajë futboll

18 Korrik 2017, 17:28Sport TEMA

Antonio Cassano duket se po luan me mediat, pasi ka thënë se do të vazhdojë të luajë për Hellas Veronan.

Para tetë ditësh, ai nënshkroi një kontratë njëvjeçare me skuadrën e sapo ngjitur në Serinë A, mirëpo të martën u raportua se ai ka vendosur të largohet nga futbolli.

Mediat italiane raportuan se 35-vjeçari e ka marrë këtë vendim që të tërhiqet nga futbolli për arsye familjare.

Mirëpo, në konferencën për shtyp që e kishte për të konfirmuar largimin, Cassano u ka thënë gazetarëve të kundërtën: “Nuk pensionohem!”.

“Ishte një moment i vështirë këtë mëngjes, isha i lodhur dhe u takova me drejtorin Filippo Fusco dhe i thash se dua të pushoj. Por, vendimi im është që dua të vazhdoj të luaj, kisha një moment dobësie. Zakonisht vendos me instinkt, por këtë herë kam vendosur me mendje, falë gruas time, drejtorit dhe trajnerit Fabio Pecchia. Vendimin që e mora instinktivisht ishte gjë e çmendur, dua të kem një sezon të shkëlqyer me këtë skuadër”, ka thënë mes tjerash Cassano.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje