Moldavët mahniten në Shqipëri: Sa shumë makina luksoze, në një vend që konsiderohet më i varfëri në Europë!

18 Korrik 2017, 18:53Sport TEMA

Ekipi i Sherif Tiraspol ka mbërritur sot në vendin tonë, për t’u sistemuar direkt në Elbasan, qytet ku do të luajë nesër ndeshjen e kthimit të turit të dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve ndaj Kukësit.

Në faqen zyrtare të klubit, moldavët i kanë bërë një përshkrim udhëtimit të tyre nga Rinasi drejt qytetit ku zhvillohet ndeshja, duke e mahnitur nga shumë gjëra që panë, dhe e cilësojnë Shqipërinë si vendin e kontrasteve.

Postimi i Sherif Tiraspol

Shqipëria e priti delegacionin e klubit të Sherif me një diell përvëlues.

Në Tiranë, në rrugë, ishte shumë më tepër se 30 gradë.

Vendasit nuk të rekomandojnë të ecësh në orarin e drekës.

Njëkohësisht, janë të lumtur ndërsa kalojnë kohën në ajër të freskët.

Pjesa më e madhe e ballkoneve që pamë rrugës për në Elbasan ishin të mbushura me njerëz.

Gjëja e parë që të bën përshtypje është një numër i madh makinash luksoze.

Në të gjithë librat, ky vend i vogël renditet në listën e më të varfërve në Europë.

Po të marrësh për bazë numrin e makinave Mercedes dhe Jeep në qarkullim, me shumë mundësi ky vend është ndër të parët.

Makinat gjermane përdoren edhe si taksi.

Përshtypja e dytë janë rrugët.

Ato janë në gjendje jo thjesht të mirë.

Nëse merr për bazë vetëm zonën e vogël që Sherif udhëtoi në terrenin malor, ku rruga ishte e ngushtë (duhet thënë përsëri e një cilësi të mirë), ka një autostradë drejt Elbasanit.

Ecën drejt në asfalt dhe është e vështirë të gjesh një të çarë.

Hotel “Univers”, është një ndërtesë e vogël me tre kate që ka vetëm 30 dhoma.

Përveç skuadrës tonë, askush nuk jeton aty. Vendasit janë shumë mikpritës.

Patrulla e policisë është në detyrë në hotel, duke ruajtur qetësinë e djemve tanë.

Duket sikur jemi pjesëmarrës në Kampionatin Botëror.

13 komente në “Moldavët mahniten në Shqipëri: Sa shumë makina luksoze, në një vend që konsiderohet më i varfëri në Europë!”

  1. enter"" says:

    Po cfare luksi amon.
    Nje pjese e mire jane blere me leke kurvash e droge.
    Nje pjese tjeter eshte blere pasi I ka rene vlera ne menyre drastike.

    1. Me mire me leke kurvash e droge se sa PARAZIT ne shpatullat e takspaguesve europian

    2. Fier-Sofia says:

      Enter qenke exit nga realiteti.Nqs do kishe me teper informacion se si u be USA,Italia,Izraeli,Greqia,Bullgaria,Rusia etj,do kishe shut-your huge biatch mouth.Madje keto shtete kane bere kontranande ne rang shteteror dhe e bejne akoma.Por aq di dhe aq thua nga dimensioni yt shpellar.

      1. po po says:

        Avash ti avash se na e bere te detyrueshem kriminalizimin si pararendes te zhvillimit. Thuaj qe shume nga keto vende i rane shkurt edhe ja. Sigurisht, “shkurt” ne kurriz te popullit te vet dhe te te tjereve, te cilet here nga luftrat e here nga drogerat pesuan efekte barbare mbi jetet e tyre, aq sa edhe kolonializmin ta bejne te duket si nje periudhe te embel. Nuk e di nese “enter” eshte shpellari ketu, apo ndonje tjeter qe duartroket metoda shpellare per te ecur perpara.

    3. The Punisher says:

      Ne fakt Shqiperia eshte ne vendin e parafundit. E fundit eshte Moldavia.

  2. olimpia says:

    Shqiperia ,realisht ka te ardhura me te larta per fryme nga i gjithe Ballkani ,perjashtuar Greqine ,Kroacine dhe Sllovenine….Shumica e te ardhurave i dedikohet aftesive ,karakterit dhe zgjuarsise…Le te leme menjane parane nga veprimtarite e paligjeshme ,ato jane kudo ,edhe ne Nju Jork ,edhe ne Amsterdam ,Hamburg….Milano ….perse ne do te benim perjashtim…..Por ne Shqiperi ka shume pune te ndereshme ,por jo te ligjeruar …ketu duhet shteti….Sidoqofte ne zonen ku jetoj ne Itali….shqiptaret dallohen per puntore te palodhur ,kursimtare ,te integruar ne shoqeri…Impreditoret vendes i preferojne,,,por ka edhe shume qe punojne si te pavarur….E keqja eshte se qindra milionat …bile edhe miliardat qe u investuan ne Shqiperi ,nuk u orientuan ne kanalet e duhura ,sidomos ne industrine e vogel dhe te mesme…Qindra mijra apartamente dhe objekte jo prodhuese e kane murosur parane ,ne vend qe ta qarkullonin …Sidoqofte mentaliteti po ndryshon ,sidomos nga brezi i ri…

    1. julian says:

      Plotesisht dakort

  3. Katunari says:

    enter! Cta beri mire k…ne goje,mbaje dhe mos e lesho ok. Pse ti kujton se evropa mos ka qene e kulluar ne ate kohe,po pse ku i mesoi mavriu shqiptar tere maskaralleqet? Evropa ja mesoi dhe evropa u be xheloze, se ne shqiptaret ecim me shpejt se koha,prit dhe pak e do e shikoje evropa Ku.., shqiptarine se cfar cudirash do beje ne te ardhmen.

  4. Shaboni says:

    Eh o Sherif sa moldave jane trafikuar ne Shqiperi!

  5. Usa says:

    Moldavet u habiten!!!! Po Borati!!!!! Nxire koken nga b gazetar dhe meri ere luleve.

  6. Artan says:

    Sa per dijeni, jane mahnitur se nuk eshte Shqiperia vendi me i varfer ne Europe, po Moldavia. Vetem asaj ia kalojme.

  7. Lambre says:

    https://www.youtube.com/watch?v=ZV51JlhfYi8&t

    Albania Terzo Mondo !!

    Albania Terzo Mondo !!

    Albania Terzo Mondo !!

  8. bobi says:

    shum e vertet kjo qe tho njeri me larte. Un kam mardhenje pune me polak rumun lituanez dhe shqiptare. Te gjithe keta me larte ne funde te muai kerkojn borxhe per te nxjere muain kurse shqiptaret kan nxjere muain dhe kan kursyer nga 500 deri ne njmije per familje. Shqiptaret dhe nje 10 vjecare dhe enterin me shoket do ta shohin nga mbrapa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje