Perisic në Kinë me Interin, buzëqesh pak por rëndësi ka që është nisur për turneun aziatik me zikaltërit. Spalletti nuk e fsheh që tratativat me Manchester United vazhdojnë por ndërkohë vazhdon të ndiqet linja e klubit dhe drejtorit të ri Sabatino që do të thotë se kroati mbetet në dispozicion të trajnerit deri sa Mourinho dhe United të mos ngrejnë ofertë, me pak fjalë të arrijnë në shifrën prej 55 milionë Eurosh që kërkohet nga Interi.
Sabatini është duke u përpjekur që në tratativa të futet edhe kartoni i Anthony Martial, me francezin që është shfaqur i hapur ndaj interesit zikaltër.
Ndërkohë skuadra ka zbarkuar në Nanking, për të nisur turneun oriental që do të sjellë në arkat e Interit 4 milionë Euro, me drejtuesit e klubit që janë duke përkufizuar detajet e fundit për dy goditje të ashtuquajtura të vogla. Interi do ti paguajë Fiorentinës klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 24 milionë eurosh për ti vënë Spalletit në dispozicion mesfushorin Matias Vecino.
Njëkohësisht po vazhdohet të punohet me Lazion per Keitan, Interi nuk duket se i druhet interesimit të West Ham për senegalezin, pasi nëse largohet Perisic është gjithka gati që Keita të vishet zikaltër