Alberto Serran largohet nga skuadra e Kukësit

20 Korrik 2017, 17:33Sport TEMA

Alberto Serran nuk do të jetë pjesë e Kukësit në sezonin e ri.

Mbrojtësi i verilindorëve do të jetë largimi i parë, teksa vendimtare ka qenë ndeshja e parë ndaj Sherifit të Tiraspolit ku dhe ai shkaktoi penallti duke prekur topin me dorë.

Mësohet se ka qenë vetë lojtari ai që e ka kërkuar largimin dhe te Kukësi nuk kanë kundërshtuar.

Serran së fundmi festoi dhe ditëlindjen me klubin e Kukësit, por mesa duket ai do të provojë një aventurë të re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje