“Saily Mail” ka raportuar ditën e sotme se Barcelona ka gati një ofertë prej 80 milionë euro ëpr yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.
Coutinho është prej një kohe të gjatë në radarin e skuadrës së Barcelonës, e cila e sheh atë si zëvendësuesin ideal të mesfushorit spanjoll Andres Iniesta.
Por, sipas gazetës së afërt me klubin nga “Anfield Road”, kjo ofertë e Barcelonës do të refuzohet, pasi Jurgen Klopp dëshiron ta ndërtojë lojën rreth 25 vjeçarit.
Kujtojmë që ylli brazilian së fundmi kishte nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me klubin anglez dhe gjasat që ai të largohet nga “Premier League”, janë të pakta.