Borussia Dortmund hedh poshtë lajmin e transferimit të Aubameyang në Kinë

22 Korrik 2017, 15:10Sport TEMA

Borussia Dortmund ka mohuar raportimet e “Bild’it” se Pierre-Emerick Aubameyang ka arritur marrëveshje me klubin kinez, Tianjin Quanjian

Gazeta gjermane, Bild ka raportuar se sulmuesi nga Gaboni në janar do t’i bashkohet ekipit kinez, Tianjin Quanjian.

“Bild” ka shkruar se Tianjin Quanjian do t’i paguar ekipit gjerman 70 milionë euro, ndërsa lojtarit i ka ofruar një pagë prej 20 milionë euro në sezon.

Por, Borussia Dortmund ka mohuar gjithçka nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Nuk ka pasur asnjë kontakt me ndonjë klub për sa i përket Aubameyangu, dhe asnjë klubi nuk ka biseduar ndonjëherë për një lëvizje në afatin kalimtar të janarit”, thuhet në njoftimin e Dortmundit.

Aubameyang ka pasur oferta nga Milan, PSG, Chelsea e disa klube tjera, por Dortmund nuk ka dashur ta shes sulmuesin nga Gaboni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje