Mark Luliano do të jetë zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së Partizanit.
Ish lojtari i njohur i skuadrës së Juventusit, do të vijë të mërkurën në Tiranë ku do të prezantohet përpara mediave si trajneri i ri i 15-herë kampionëve të vendit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Partizanit përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në facebook.
Në këtë detyrë, Mark Luliano, do të zëvëndësojë Sulejman Starvovën i cili ka marrë postin e këshilltarit të presidentit Gaz Demi.
Postimi i Partizanit.
NJOFTIM
TE MERKUREN, KLUBI PREZANTON TRAJNERIN E RI PER SEZONIN 2017 – 2018
Në një konferencë për shtyp, e cila do të organizohet paraditen e së të mërkurës në ambjentet e klubit datë 26 korrik ora 11:00 , Mark Iuliano dhe ndihmësi i tij Aleksandro Dosena do të prezantohen zyrtarisht përpara mediave.