Interi po punon për të afruar një emër të madh në mesfushë për sezonin e ri.
Emri më i përfolur për momentin është ylli i Bayernit të Mynihut, Arturo Vidal.
Mesfushori kilian është ëndrra e madhe e drejtuesve kinez të skuadrës zikaltër, të cilët janë të gatshëm që të ofrojnë plotë 60 milionë euro për të shkëputur nga kampionët e Gjermanisë.
Vidal do të përfitojë 8 milionë euro në sezon ky transferim në Milano, ndërkohë që problemi mbetet për momentin që të bindë Ancelottin, i cili vështirë se do të heq dorë nga një prej mesfushorëve më të mirë në botë në rolin e tij.
Kujtojmë që Bayerni ka shpenzuar plotë 40 milionë euro për ta rrëmbyer nga skuadra e Juventusit.