Ky është momenti kur një maune ka humbur kontrollin duke u përmbysur në rrugë, ndërsa zë poshtë disa automjete të tjera në një rrugë në qytetin Dongguan, në Kinë.
Fatmirësisht, nga aksidenti i frikshëm nuk ka patur viktima.
Ndërkaq, drejtuesi i maunes dhe katër persona të tjerë janë dërguar në spital vetëm me disa dëmtime të lehta.
Pamjet e filmuara nga një kamera trafiku, tregojnë automjetet e ndaluara në semafor në momentin kur maunia vjen duke rrëshkitur. Ndërsa një prej makinave ka arritur të largohet, të tjerat pas saj janë përplasur nga maunia.
Sipas autoriteteve, maunia ishte e mbingarkuar në momentin e përplasjes.