Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj garantoi se se brenda pesë viteve të ardhshme kryeqyteti do të ketë ujë të pijshëm 24 orë.
Në dëgjesën e zhvilluar sot me anëtarët e Këshillin Bashkiak për të argumentuar dhe shpjeguar propozimin për çmimin e ri të ujit, Veliaj deklaroi se e vetmja mundësi për të rritur investimet dhe për t’i siguruar Tiranës ujë të pijshëm është marrja e këtij vendimi.
“Orari i shërbimit ka qenë me 7 orë ujë kur e la Basha, sot jemi me 13 orë. Maksimumi që kemi arritur të bëjmë është rritja me 85% e furnizimit me ujë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër si të rrisim investimet. Shumica prej nesh kur hapim çezmën ka ujë. 90% e Tiranës nuk e kupton kur mungon uji sepse kanë depozitat.
Zonat e tjera nuk mund t’i heqim depozitat se këto e sigurojnë 24 orëshin. Në Bovillë klorinim i parametrave evropiane. Në pallate dëmtohet cilësia e ujit në depozita. Pyetja është nëse duhet ta bëjmë 24 orë, dy janë mundësitë, ose të shpikim diçka që se ka bërë askush ose të shohim kush e ka shpikur rrotën. Dy janë shembujt, Korça dhe Pogradeci që e kanë 99 dhe 95 lekë”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës paraqiti para këshilltarëve edhe planin e investimeve që parashikohen të kryhen për të bërë të mundur që pas 5 vitesh Tirana të ketë 24 orë ujë në ditë, duke theksuar se për të bërë të mundur këtë është e nevojshme marrja e një kredie prej rreth 120 milionë euro, ndërsa një pjesë tjetër të investimeve do të përballohen me të ardhurat e vet UKT-së.
Për këtë ai sqaroi se janë parashikuar 10 milionë euro investim në shtimin e burimeve të ujit dhe 5 milionë të tjera në përpunimin dhe filtrimin e tij.
Veliaj bëri të ditur gjithashtu se 50 milionë euro do të investohen në sistemin e transmetimit për të siguruar që uji të arrijë nga burimet në rrjetin e shpërndarjes më shumë dhe me kosto më të ulët.
“Propozimi ynë është që pjesën më të madhe të kredisë ta investojmë në transmetim që të jetë i papenetrueshëm. Dhe në momentin që ne e marrim të gjithë uji dhe nuk na humbet rrugëve”, tha Veliaj në fjalën e tij para këshilltarëve.
Gjithashtu, 50 milionë euro të tjera janë parashikuar që të investohen në ndërhyrjen e në rrjetin e shpërndarjes së ujit që është edhe më problematiku, sidomos në zonat informale dhe të krijuara kryesish pas viteve 90 ku ndërtimet janë bërë pak kriter dhe pas asnjë rrjet ujësjellësi dhe kanalizimi.
“Ne duam që të shkojmë në nivel kapilar. Pra 50 milion euro shkojnë për sistemin e shpërndarjes në nivel kapilar dhe sigurisht ato që përfitojnë më shumë është Astiri, Fresku, Kodra e Diellit që furnizohen me puse. E gjithë zona e Freskut, e gjithë Misto Mamo, Yzberisht janë të gjitha me puse. Po nuk çuam Bovillën që të çojë uji deri në Misto Mame, deri te Kodra e Diellit dhe deri te Fresku nuk kemi shans”, tha Veliaj.
Një pjesë e mirë e investimit do të preki edhe sistemin e kanalizimit të ujërave. “Dhe 40 milionë euro janë kanalizime. Kjo pasi uji që shkon nuk kthehet mbrapsht por ne skemi kanalizime. Jep leje pallati, Kashari e Farka dhe ku shkon gjithë ky ujë, te i njëjti gyp që shkonte kur nuk kishte fare banorë në ato zona”, bëri të ditur Veliaj, ndërsa theksoi se investimet do të prekin edhe sistemin e automatizimit dhe matësave.
Në total tha Veliaj bëhet fjalë për një kredi prej 120 milionë euro për 12 vjet, ku 3 vitet e para do të jenë me interes zero. Ndërkohë që pjesa tjetër e investimeve do të mbulohen me të ardhurat e vet Bashkisë dhe UKT-së.
Veliaj deklaroi se nëse nuk do të ketë ndryshim të çmimit, atëherë furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë do të realizohet pas 4 dekadash. “Ne duhet t’u themi qytetarëve që nuk do zgjedhim të ecim me këtë ritëm breshke për 45 vjet, por të kemi guxim dhe të sigurojmë ujin e pijshëm. Të kemi guximin e Xhelalit, që fiton 53 lekë pa bërë asnjë punë. Po flasim për rritje 20 lekë, më pak se një gazetë. Sot po lyp Bashkia e Tiranës për atë 20 lekësh”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në kohën që në Bashki ishte Lulzim Basha dhe në qeveri Sali Berisha, çmimi i ujit të pijshëm u rrit me 125 për qind, ndërsa qytetarëve iu bë fakt i kryer pa asnjë transparencë.
“Në këtë derexhe na sollën këta që bëjnë histeri. Këta që bëjnë histeri nuk erdhën fare në Këshill Bashkiak.
E dini që është rritur uji në vitin 2012, me 125 për qind dhe e bëri vetëm bordi me firmë të Saliut dhe të Lulit. 125 për qind. Njerëzit se morën vesh fare deri kur erdhi te fatura. Këta që bërtasin sot, që janë duke pirë ujë Panna dhe Eviar. Këta janë si agjentë marketing të gjithë importuesve të ujit”, u shpreh ai duke shtuar se si pasojë e keqmenaxhimit, Ujësjellësi i Lanabregasit u la peng në një bankë të nivelit të dytë. “Kur saliu ishte në defiçit buxhetor detyroi Lulin që ta blente duke marrë borxh në një bankë të nivelit të dytë dhe la peng ujësjellës-kanalizime të Tiranës. Ne jemi me letra pronar. Kolateralin e aseteve tona e ka një bankë e nivelit të dytë. Kështu që në këtë sens Luli shkoi mori 20 milionë euro në bankë, ia dha Saliut se mbeti pa lek në vitin e fundit të mandatit dhe ndërkohë ne duht të paguajmë në pesë vitet e ardhshme këtë borxh”, deklaroi Veliaj.
Zoti kryetar, nqs Meziu qenka me i afte se ti atehere liroi vendin. I gjithe arsyetimi juaj eshte mashtrim, qe nga rritja e orarit te furnizimit me uje i qytetit me 85 %, genjeshter me bisht, ne kohen kur shume zona nuk kane fare uje, apo investimet behen duke i parapaguar qytetaret, ne kohen kur investimet i ben sha ujesjellesi me fonde te buxhetit dhe te vetat, etj. etj. Pse zotrote nuk thua qe cmimi do te rritet me 44.44 %, pra me 1/3, pse, cfare ka bere vaki ne ujesjelles? Pse nuk merrni masa te ashpra ndaj administrates se ujesjellesit ne menyre qe kjo administrate te beje punen qe i takon, se bashku me ty z.Kryetar, apo jane leshelista e militante te partive e ju nuk i prekni dot? A mos ka ardhur koha qe keshilli bashkiak te kerkoje shkarkimin tend per shperdorim te fondeve buxhetore, duke i perdorur vend e pa vend apo shperdoruar?
Me shume uje kishte kur ishte Lulushi o Erion prandaj mos mashtro miletin se i ka vajtur ne maj te hundes.Une kam qene ne Greqi 20 vjet ne Athine dhe cmimi i ujit dhe korentit eshte me i lir se ketu dhe ju akoma doni ta rritni me keto paga kur ne Athin ishin 7-8 her me te larta pagat dhe cmimi i ujit dhe dritave ishte me i lire.
O kokerr legeni, po mire mer kokerr legeni pas 5 vjetesh kur ti keni maru investimet dhe te kemi 24 ore uji a do e ulesh prape cmimin e ujit aty ku ishte? Po kur e paska rrit saliu 125% cere mutin do qe e rrit akoma? A mer kokerr legeni mer kokerr legeni, po nuk ke faj ti fajin e ka AY qe te vuni aty, AY qe bo takime gju me gju ene per xhepin e popullit nuk e rru. Nuk kom nigju nji, po nji mer nji nga ata “populli” i takimeve qe te ankohet per taksa te larta, dele popull..
Ore ku i ka 13 ore uje ky se na hoqi trurin. Thoji pak me te besueshme genjeshtrat o burre i dheut.