Një çift nga Tirana janë bërë protagonistë të një ngjarje të rëndë. Burrë e grua janë nën hetim pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë sistematike ndaj prindërve të moshuar.
Ndaj këtyre të fundit është dhënë edhe urdhër mbrojtje.
Njoftimi i Policise:
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.H dhe L.H, vjeç 50 e 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, në mënyrë të vazhdueshme ushtrojnë dhunë fizike ndaj prindërve (vjehrrit) B.H e V.H vjeç 87 e 77, të cilëve u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.