Atdheu si kurth: Nga brenda, jashtë dhe nga brenda, brenda

26 Korrik 2017, 20:28Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë e vështirë, në mos e pamundur që të ketë një konsensus të plotë në Shqipëri në identifikimin e “hierarkisë” së të keqes. Domethënë, të problemeve më të mëdha që kalon vendi, të shqetësimeve më të thella që kanë qytetarët, të urgjencave më të rënda që ata do të donin  të ndryshonin. Statistika apo dhe sondazhe të ndryshme japin tablo të ndryshme.

Dikush shenjon papunësinë dhe varfërinë si të lidhur me të, dikush tjetër korrupsionin në pushtet dhe pandëshkueshmërinë e mëkatarëve me pushtet, sigurinë e kërcënuar ushqimore apo ndotjen fatale të mjedisit, kapriçiot e flurudhës së çmimeve apo pabarazinë gjithmonë e më të theksuar sociale, problemet në sigurinë publike, në shëndetësi, në arsim e të tjerë. Shumëkush tjetër konsideron si problem thelbësor qeverisjet dhe opozitat në vend, marrëdhëniet plot konflikt të tyre, pavarësisht ngjyrës dhe natyrës; duke vënë shenjë barazimi ndër këto dy institucione sipas parimit: sa më shumë ndryshon, aq më shumë është e njëjta gjë!

Ngjan se shqiptarët kanë rënë dakort që të mos bien dakort se cili është kryeproblemi i tyre. Qoftë edhe pse problemet kanë një veçori të çuditshme: ata bashkëjetojnë të gjithë së bashku dhe herë njëri dhe herë tjetri të bëhet mbizotërues në një moment të caktuar për të nxirrë jetët e shqiptarëve. Madje edhe më shumë se kaq; çfarë në fotografinë e parë konsiderohet sukses, më pas shndërrohet në problem. Shembulli klasik në Shqipëri për një gjë të tillë është emigracioni. Izolimi total deri në vitet 90’ në drejtimin nga brenda-jashtë, i la vendin izolimit nga jashtë brenda. Nëse për gati gjysëm shekulli ishte “kufitari” shqiptar me kallashnikov që nuk lejonte daljen, mbas viteve 90’ u bë doganieri italian, grek a gjerman që nuk lejonte hyrjen e shqiptarëve në tokën e premtuar.

Vala e parë e daljes jashtë me ambasadat dhe më pas edhe me kalimin nëpër male më këmbë dhe në det me gomone, krijoi pak nga pak bërthamën e parë të emigracionit modern shqiptar. Dhe shumë më shumë se kaq, përveçse garantoi dhjetra mijëra jetë që po preknin Evropën qoftë dhe si klandestinë, ata u bënë garancia e jetesës në Shqipëri për ata që ndodheshin këtu. Si një arkë kursimi për prindërit shpesh tërësisht pa punë dhe një “bazë” pritjeje plot shpresë për vëllezërit, motrat e miqtë që synonin gjithashtu ikjen në Perëndim. Pakkush mund të imagjinojë se çfarë fytyre do të kishte vendi pa emigracionin. I sigurt është vetëm që presioni në vend do të ishte padyshim shumëfish më i madh, dramat individuale dhe kolektive shumë e shumë herë më të mprehta, papunësia shumë herë më e lartë dhe mundësitë për arsim cilësor a shërbim mjekësor të specializuar shumë herë më të vogla. Liberalizimi i vizave solli si pasojë anësore qoftë rënien në mënyrë drastike të emigrimit ilegal, qoftë dhe bjerjen e rëndësisë relative të ambasadave të huaja në vend, ndonëse ajo që u paralajmërua dhe u duk logjike në momentin e parë të heqjes së barierave të lëvizjes, nuk ndodhi.

Çfarë nuk u verifikua në 2010 kur nisi udhëtimi pa viza, u bë problematik në mënyrë të papritur pesë vite më pas, kur nga shqiptarë nga Shqipëria, por dhe emigrantë shqiptarë kryesisht nga Greqia, nisën një valë të re emigrimi, me synimin e marrjes së azilit në Gjermani e gjetkë. Në dy vite rresht ky amok i papritur i bëri shqiptarët popullsinë e dytë në rang botëror që kërkonte azil në perëndim. Po kështu, statistika përgjithsisht të besueshme ndërkombëtare, njohin se më shumë se një në dy shqiptarë janë të gatshëm që të lenë vendin. Duke tkurrur kështu jo vetëm popullsinë rezidente në vend, jo vetëm duke e çuar drejt barazimit numrin e njerëzve që jetojnë brenda me ata që jetojnë jashtë, por edhe duke rritur në mënyrë dramatike moshën mesatare të rezidentëve në Shqipëri, që në llogari të fundit, rrit numrin e pensionistëve në piramidën që duhet ushqyer me kontribute. Ky është rreziku real që kërcënon vendin që sheh mjekë që kanë nisur të mësojnë gjermanisht për të emigruar aty, të rinj që mbarojnë shkollat e që refuzojnë të kthehen këtu dhe një masë amorfe, gjithmonë e më të madhe, që është ende e gatshme të vjelë ullinj si argat në dhe’ të huaj dhe jo të punojë tokën e vet në Shqipëri.

Kjo është e nesërmja që pavarësisht qeverisjeve dhe opozitave e bën të zymtë parashikimin. Këtu duhet të fillojë operacioni i madh i ndryshimit. Që nuk është as vetëm politik, as vetëm ekonomik, as vetëm social, por gjithçka së bashku. Eshtë kryehalli, është problemi më i thellë në “hierarkinë” e ligësive që duhen përballuar, është plumbi i nisur për të goditur të gjithë dhe që nuk do të kursejë askënd nesër. Pa pasur rëndësi nëse është e vërtetë që ishte më mirë kur ishte më keq. Dhe pa llogaritur se çfarë është më lart në hierarkinë e të ligës: atëherë kur shqiptarët duhej të kapërcenin gardhin nga brenda, jashtë apo tani kur sytë e mbajtur vetëm jashtë, rrezikojnë të nesërmen e të gjithëve që kanë mbetur brenda. Dhe u duket atdheu si kurth!

7 komente në “Atdheu si kurth: Nga brenda, jashtë dhe nga brenda, brenda”

  1. shkodrani demokrat says:

    Po te ngjallej sot Carls Dickens me siguri qe edhe vete ai do te mbetej i habitur se si ka mundesi qe personazhi i tije URIAH HIPI (Te romani David Coperfild) eshte misheruar te Lorenc vangjeli.

    1. shefi says:

      E clidhje ka Uriah Hipi me Lorencin, o shkodran i mire?

  2. TNT says:

    E tmerrshme, si nuk the nje here, po nje here te vetme dicka qe te kete kuptim! Perveç fjalimeve lepirse qe i qan. Ore Gomar , e drejta per te levizur eshte e misheruar ne Kushtetute, e ka cdo vend i botes, nuk mundesh dot ti ta ndalosh … Ti je nje palaco qe paguhesh per te lepire, gje qe jo gjithkush mund ta beje, Edhe pse duhet te risin femije. Keta te fundit sakrifikojne duke lene vendin vetem se nuk duan te behen pjese e Mafias qeveritare, asaj qe ti ja mban si karamele ne goje…

  3. patrioti says:

    E sakte Shkodrani,sepse e keqja me e madhe e atij vendi eshte Meta. Pasi vodhi sa desh e si desh tani na u be dhe president,por Vangjili nuk e thote se eshte pjese e kazanit.

  4. Fshatari says:

    O Lenco pi nje raki te vish pak ne qejf se si i merzitur me dukesh

  5. selim rroshi says:

    Edhe ti vangjeli je pjese e ndyre e lajkatimit te se keqes ne Shqiperi. Ke mbrojtur kete te keqe qe thua vete sot. Je pjese e eastblishmentit te se keqes. Shiptaret se kan humbur kurre busullen po e shohin qe vetem rripen, rripen e nuk pyeten per asgje per jeten e tyre bile shohin qe detashmenti i se keqes eshte nje mur qe nuk e cajne dot. Ndaj ikin dhe bejne mire ikin atje ku bejne punet me pak cilesore po se paku ndjehen njerez jo kavie te karagjozeve. Ne shqiperi gjeja eshte shume e thjeshte, Mungon shteti i njerezve dhe mungon ekonomia. Asnje nga qeverite seshte mare seriozisht me to, aq me keq ky buratino i sotem. Shihke mjeket ti qe mesojne gjermanisht? Po cte bejne mjeket te paguajne nje vend pune 15 mije euro te beqet e te marin rroge 400 euro apo te ikin e te marin 2000 e ca euro jashte. Shum e thjeshte o njeri.

  6. shushica says:

    Qe …Atdheu duket si kurth..nuk eshte ndonje zbulim …..Qe kete kurth ja ngriti anarko fashisti primitiv Berisha aventurieri i salloneve ekonomike,Pashko dhe banditi zjarrevenes Hajdari ,shkaterrues te struktures ekonomike ,te shkolles ,shendetesise dhe idese se shtetit…kete Vangjeli nuk e thote Natyrisht edhe kaotiku libereal Nano ka dhene nje dore…….Por Vangjeli nuk thote gjene me themelore …parate ne Shqiperi jane ne duart e politikaneve,gjykatesve,prokuroreve ,te mafias me bluze te bardhe dhe te nje grupi oligarkesh ekonomike dhe mediatike,,,te cilet duke fituar nepermjet vjedhjeve ,korrupsionit ,eskluzivitetit ne ekonomi ,kane bllokuar ekonomine e lire liberale ,konkurencen e ndereshme ,…Si rrjedhim borgjezia e re prodhuese nuk ka hapsire zhvillimi dhe rritje ,hapen pak vende pune ,,,nuk ka industri moderne dhe sturt up nga te rinjte e talentuar…Rama duket se ka nisur nje lufte kunder se keqes e cila eshte futur deri ne palce …Natyrisht per realizimin e objektivit nuk mjaftojne metodat perendimore ….Perveç riformimit nga zero te drejtesise ,duhet edhe ashperisi si Thacer,vendosmeri si Putin,nje fare asnjeanesie ne politiken e jashteme per terheqjen e investimeve ngado qe te vijne ..sidomos nga Kina….Vetem rindustrializmi modern i vendit mund te eleminoje kurthin ..z.Vangjeli….Rames i duhet te perdore forcen politike ,pa ia varur askujt ,as presidentit ,as opozites …Kur te vije koha ,le te gjykoje populli…….Sikur vetem Shenxhen te investonte ne aksin Tirane ..Durres…Fier …Vlore…Shkoder duke krijuar filiale hightech te elektronikes dhe informatikes mijra te rinj nga frekuentues te sallave te lojrave dhe kafeneve do te shndrroheshin ne punetore te specializua ,qofte edhe me rroga kineze …500..600 euro ne muaj.Rama duhet te kuptoje ..nga BE nuk ka me para,Shqiperia dhe Ballkani Perendimor nuk kane rendesi gjeostrategjike ….ajo kohe tashme ka mbaruar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje