Çmimi i ujit, Veliaj justifikon rritjen: Do zgjerojmë kapacitetet, betejë mes frikacakëve dhe guximtarëve

26 Korrik 2017, 19:23Politika TEMA

Ka filluar mbledhja në Këshillin Bashkiak të Tiranë, ku pritet të votohet për rritjen e çmimit e ujit.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Erjon Veliaj është shprehur se:

Dua t’u uroj sukses anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak.

Pasi do marrin vendime të rëndësishme për qytetin. Beteja nuk është mes të majtës dhe të djathtës, por mes frikacakëve dhe guximtarëve. Shikoni si ka ndryshuar Tirana sot, falë vendimeve të guximshme. Sot kam një lajm të mirë, ne do të aprovojmë 1000 kredi të buta për 1000 apartamente në Tiranë.

Një ëndërr që e kemi patur bashkë, kur financat i kishim të rrënuara, thamë që në momentin e parë që ne do rregullonim financat, do hapnim kreditë e buta, që ky qytet t’u thotë çifteve të reja, mirësëredhët në qytet. Problem në Tiranë nuk janë banesat pa leje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje