Propozimi për çmimin e ujit, Veliaj: Bashkia, plan biznesi me gjithë propozimet e LSI-së, Tirana me ujë më e rëndësishme se partitë

26 Korrik 2017, 17:48Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pranuar propozimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Veliaj ka deklaruar se  “Kemi votat për ta bërë Tiranën me ujë 24 orë”.

“Bashkia do t’i percjelle ERU plan biznesi me gjithe propozimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim”,është shprehur Veliaj.

 “PS-LSI, Tirana me uje me e rendesishme se partite”, ka thene Veliaj.

LSI propozoi një ditë më parë dy kërkesa që lidheshin me pr/vendimin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, rimburism të familjeve në nevojë dhe tarifë të diferencuar për bizneset.

Ndërkohë kundër këtij vendimi janë shprehur këshilltarët e PD, të cilët e kanë konsideruar si një vendim klientelist.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar më herët se me këtë vendim, Tirana brenda 5 viteve do të ketë 24 orë ujë të pijshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje