Kryeministri Rama ka zgjedhur që këtë mëngjes të enteje t’i urojë që të gjithë shqiptarët një ditë të mbarë me këto pamje nga Sarda, qyteti mesjetar në ishullin e Shurdhahut, Shkodër
“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Sarda, qyteti mesjetar në ishullin e Shurdhahut, Shkodër, monument kulture i kategorisë së parë, ku sapo ka përfunduar aksioni i pastrimit nga misionin arkeologjik franko-shqiptar ?” shkruan Rama.
Edhe pse ka nga ata që e përgëzuan për promovimin e vlerave kulturore, në komente nuk munguan as kritikat ndaj tij.
Një prej komentuesve i përmendi Ksamilin, ku plasja e një tubi të ujërave të zeza bëri që pushuesit të largoheshin pasi ujërat e zeza u derdhën ne det.
“Mirmgjesi..ate ksamilin qe shperthyn ujrat e zeza si bere nje foto?,” shkruan komentuesi.