Gjykata e Apelit në Durrës lë në burg “baronin e drogës”

27 Korrik 2017, 10:02Kronika TEMA

Gjykata e Apelit në Durrës ka ndryshuar sot masën e sigurisë për Alket Hatinë, i ashtuquajturi “baroni i drogës”.

Apeli ka vendosur “Arrest me burg” për Alket Hatinë.

Ai u lirua pak ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Durresit, por sot ky vendim u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit duke e lënë atë në burg.

45-vjeçari Hatija me banim në Durrës u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku është dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale” Trafikimi I lëndëve narkotike”.

Hatia u kap teksa qëndronte i fshehur në një bunker në Berat ku ruhej nga disa roje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje