Kur presidenti Trump sulmoi prokurorin e përgjithshëm Jeff Sessions në një tweet të martën për mos-hetimin e tij agresiv ndaj Hillary Clinton, shumica e vëmendjes u përqendrua, kuptohet, mbi implikimet për z. Sessions. Megjithatë, edhe më alarmuese se sulmi i presidentit ndaj avokatit të tij të përgjithshëm është kthimi i z. Trump në temën “kyçeni pas hekurave” të fushatës së tij në 2016. Duhet të kujtojmë, edhe një herë, se çfarë do të thotë të jetosh nën sundimin e ligjit. Që nga inaugurimi i tij gjashtë muaj më parë, kaq shumë krahasime janë bërë me “republikat e bananeve” sa është pothuajse e padrejtë ndaj bananeve. Por ka një pikë serioze për të bërë një dallim midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një shteti të sunduar nga tekat personale.
Në një shtet të sundimit të ligjit, fuqitë e jashtëzakonshme të qeverisë për të policuar, ndjekur penalisht dhe burgosur, përdoren në mënyrë të paanshme, në kufizim dhe sipas rregullave të përcaktuara qartë. Këto rregulla zbatohen njësoj si për të pasuritë dhe të varfëritë, të fuqishëm dhe të dobët. Në shtete të tilla, individët përparojnë në bazë të talentit dhe iniciativës së tyre, jo në bazë cilin ata njohin. Kompanitë investojnë aty ku mendojnë se përfitimet do të jenë më të larta, jo për të kënaqur ata që janë në pushtet. Rezultati është se, me kalimin e kohës, shtetet ku sundon sundimi i ligjit, përparojnë. Republikat e Bananave nuk e bëjnë një gjë të tillë.
Asnjë vend kurrë nuk ka arritur përsosmërinë në këtë drejtim, por Shtetet e Bashkuara kanë qenë zilia e botës, sepse normat e caktuara janë pranuar. Pas zgjedhjeve të ashpra, pala humbëse bën lëshime dhe pala fitimtare e lë humbësin në paqe për të luftuar një ditë tjetër. Udhëheqësit pritet të flasin me ndershmëri ndaj qytetarëve të tyre. Ata respektojnë natyrën thelbësore jopartizane të zbatimit të ligjit dhe organizatave ushtarake dhe ato të rëndësishme civile siç janë Boy Scouts of America. Ata gjithashtu tregojnë respekt për opozitën politike.
Kur rendisim këto pritshmëri themelore mund të kuptojmë se sa poshtë në vlerësim po e çon zoti Trump zyrën e tij. Vetëm në ditët e fundit, ai i kërkoi burrave dhe grave të marinës t’i bënin thirrje Kongresit në emër të qëllimeve të tij politike dhe ktheu National Scout Jamboree në një tubim të pafytyrë politik, duke i quajtur politikat kombëtare një “gropë” dhe një “kanalizim” ndërsa poshtëroi paraardhësin dhe mediat. Në mënyrë rutinore ai tregton lajme të pavërteta, edhe pasi të jenë ekspozuar dhe hedhur poshtë. Ai ka nisur një sulm retorik të paparë për pavarësinë e Departamentit të Drejtësisë, FBI-së dhe zyrës së hetuesit special – dhe tani ai përsëri po kërcënon kundërshtaren e tij të mundur të 2016.
Anëtarët e Kongresit që, siç duhet, po hetojnë ndërhyrjen e Rusisë në garën e vitit 2016 nuk kanë vënë në pikëpyetje legjitimitetin e zotit Trump. Zonja Clinton hapi rrugën me dashamirësi. FBI hetoi tërësisht praktikat e saj me postën elektronike dhe nuk gjeti asnjë bazë për ta ndjekur penalisht. Megjithatë, zoti Trump sulmon z. Sessions për marrjen e “një pozicioni shumë të butë për krimet e Hillary Clinton”, duke nënkuptuar se një ri-investigim i frymëzuar politikisht mund të ndihmojë avokatin e përgjithshëm të mbajë punën e tij. Është e neveritshme.
Me hapa të vogla, të vonuara, por inkurajuese, anëtarët e partisë së z. Trump kanë filluar të shtyjnë prapa. Javën e kaluar, Rep Michael McCaul, një republikan i Teksasit, i cili kryeson Komitetin e Sigurisë së Atdheut, tha për Andrea Mitchell të NBC se do të kishte “një reagim të jashtëzakonshëm” nga republikanët dhe demokratët nëse z. Trump përpiqej të shkarkonte hetuesin e posaçëm Robert S. Mueller III, i cili po heton sjelljen e Rusisë në 2016 dhe çdo përfshirje të mundshme të fushatës Trump. Të hënën, kryetari i dhomës Paul D. Ryan (Wisconsin) gjithashtu morri në mbrojtje hetuesin. “Unë nuk mendoj se shumë njerëz mund të thonë se Bob Mueller është një person i cili është një partizan i njëanshëm,” tha z. Ryan. “Ai është me të vërtetë diçka tjetër përveç kësaj”.
Ajo që është në rrezik është shumë më tepër se karriera e një avokati të përgjithshëm specifik ose një hetuesi special. Shtetet e Bashkuara kanë qenë një model shumë i rëndësishëm për botën dhe një burim krenarie për amerikanët, sepse ajo ka synuar zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë. Kur ai sulmon këtë proces dhe kërkon hakmarrje ndaj kundërshtarëve të tij, zoti Trump tradhton vlerat e Amerikës. Është e rëndësishme që liderët e tjerë politik ta vënë këtë në dukje gjithashtu. /The Washington Post – Lexo.al/