SHËNIM/ Kur Greqia reagon për ndërtimet pa leje mbi kolektorin e ujit të pishëm në Dhërmi

27 Korrik 2017, 08:51Politika TEMA

Me prishjen e “freskët” të dy lokaleve në Dhërmi nga ana e IKMT-së, nuk mund të mos mungonte reagimi i përhershëm i palës greke. Ashtu si në rastin e para disa muajve në Himarë, ku ndërhyrja e Ministrisë së Jashtme, privoi himariotët nga rregullimi i qendrës së Himarës dhe zgjatja e Shëtitores së re në pjesën e dytë të saj.

Me sa duket Ambasada e Greqisë në Tiranë vazhdon ta dizinformojë Athinën me lajme të bëra vetëm për zhurmë, dhe kjo përkon përherë gjatë sezonit turistik në Himarë. Ku duhet thënë se Himara është padyshim një surprizë turistike këto vitet e fundit, falë edhe investimeve të realizuara nga Qeveria dhe Bashkia e Himarës.

Por le të kthehemi tek ndërhyrja e djeshme e IKMT-së në Dhërmi, fshat i cili së fundmi u shpall me VKM Qendër Historike nga ana e Qeverisë Shqiptare.

Në kohën e vendimit të Qeverisë së Edi Ramës të cilës Athina i rikujton “se ndërtimi i shtetit të së drejtës dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave është e lidhur shprehimisht me mbrojtjen e pasurive të pjesëtarëve të minoriteteve”, Greqia nuk pati një mendim apo një opinion në lidhje me këtë.

Apo mos ndoshta vallë i erdhi mirë që me paratë e taksapaguesve shqiptarë, do të meremetoheshin apo rindërtoheshin shtëpitë e Dhërmiut apo të Vunoit dhe të Himarës-Fshat?

Shtëpi këto më së shumti të braktisura nga ana e banorëve të këtyre fshatrave të cilët zgjodhën rrugën më të shkurtër, atë të emigrimit drejt Greqisë.

Shtetit anëtar të Bashkimit Evropian që kujdeset për shtetasit e vetë në këtë rast, që “shtëpitë” e tyre të mos prishen edhe kur ato nuk janë shtëpi por mejhane turistike në një Qendër Historike. Madje edhe kur këto “shtëpi-biznese” janë ndërtuar mbi burimin e fshatit.

Një fshat si Dhërmiu që edhe pse është viti 2017, vazhdon të ketë probleme të ujit të pijshëm.

Kur Greqia përmend në deklaratën e saj “kriteret e antarësimit në BE të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave të BE-së si një prej kushteve të para për fillimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë”, duhet të kalojë së bashku me ministrat e BE-së një herë nga Dhërmiu.

Nëse ndërtimet pa leje mbi kolektorin e ujit të pijshëm të një fshati, të bëra nga dhërmiasit apo të ardhur rishtas në Dhërmi për të bërë biznes, kanë për kombësi atë greke.

Dhe kur ndërkohë kanë për avokat Ambasadën e Greqisë në Tiranë, e cila vazhdon të dizinformojë opinioni grek për ndërtime pa leje të grekëve në Himarë.

Atëherë mund të themi të gjithë se IKMT-ja do bëj mirë të vazhdojë punën e saj, në një mjedis të bastardizuar për sa i përket ndërtimeve pa fund pa leje dhe pa shije në bregdet.

15 komente në “SHËNIM/ Kur Greqia reagon për ndërtimet pa leje mbi kolektorin e ujit të pishëm në Dhërmi”

  1. Ylli says:

    Sistematikisht Greqia humb pike ne opinionin shqiptar me keto deklarata arrogante idiote.Nuk e di kush ndikon ne kete lloj deklarim force por ate qe kuptoj eshte ushqimi qe i ben Athina zyrtare trapave nacionalist shqiptar.Greqia vend mikprites dhe mik ben te gjitha perpjekjet qe te duket e prapambetur dhe armiqesore pa shkak ne syte e shqiptareve dashamires ndaj saj
    Kane ndryshuar kohet o dopiopalikara te Greqise.

    1. mali says:

      Vertet i pakuptueshme ky reagim i qeverise greke. Mardhenjet e fqinjes se mire gjithmone reflektohen dhe mbeshteten ne mos nderhyrjen e puneve te brenshme te njeri tjetrit, por si duket qeveria greke akoma nuk po do te kuptoj se tani raportet kane ndryshuar, nuk jane me ato te 10 viteve perpara. Qeveria Rama te respekton e te vlerson, por edhe duke te treguar se ne cdo aspekt egzistojne vetem raporte reciproke.

      1. .. says:

        O Debila Arnaut, dis informimi perher vjen nga pala Shqipetare.
        Ankesa ne deklarat te MJ Greke ishte vetem “perse nje objekt i legalizuar prishet pa dal akoma vendimi i gjykates, perse prishet pa u dem-shpernlyer qytetari dhe perse prishet ne sezon turistik pa u lajmeruar qytetari”……
        Se c’mund te beje shteti Shqipetar me “bagetit” Arnaute nuk i intereson Greqis, por i intereson me se shumti qytetari qe mbart shteyesi Greke.
        Bejani te njejtin provokim po “ju a mban bytha” nje qytetari Shqipetar qe mban shtetesi Amerikane

        1. .. says:

          Mos ma vini re se kam rrjedhur

      2. Grigor says:

        Problemi nuk është qeveria greke se ata atë pune kane, te llapin si gjithmone.
        Problemi eshte se ne e kemi armikun brenda. Qysh ore te kete minoritet grek be Himare? Atyre ja ka gjetur Dashamir Shehi. Nuk jane minoritet grek, por grekofone, domethene kane rene ne dashuri me grekun dhe bejne si greker.
        Keta jane me te ndyret. Banoret e Pogonit ne Gjirokaster qe Jane vertete minoritare nuk ndihen. Flasin keta gjysmagjelët e Himarës qe u shitën per nje pasaporte greke dhe 300 euro.
        Po t’jua tregojme vendin ketyre gjysmagjelëve, ambasada greke le te pjerdhë sa te dojë.
        Sa per kunj te grekerve, kur te vije Erdogani ne Shqiperi, ta çojme per vizite ne Himarë. Dhe Himarën ta bejme dominion të vellezerve shqipëtarë të Kosovës te investojne me hotele dhe rezorte turistike we te kene hotelet e tyre. Kosovaret shquhen per sherbim cilesor dhe me edukate dhe do kemi edhe ne perfitime.

        1. F. K says:

          Per argomentet e para jam dakord me ty, sa për këtë të fundit kam dyshime të thella

    2. me thene te drejten says:

      Ja fusni kot qe te dy! Problemi i Qeverise dhe opinionit grek nuk eshte aspak ky qe thoni ju! Qeveria dhe opiniani grek nuk kupton dhe nuk do te kuptoje se Himara dhe himarjotet jane shqiptare dhe zemra e Shqiperise (edhe nese ne mes tyre ka gtekomane si tgfs Pisoglendi)!

  2. adriatik dhalla says:

    Shkrim me paragjykime Mero!

  3. Taipi says:

    Rrofte Turqia vetem Turku i ben Njerez keta Greket.

    1. .. says:

      Shuqur qe kishim Turqin 500 vjet dhe na bere edhe ne njerez, hahahaaaaa
      Mjer Greket qe kane Europen dhe nuk kane Turqin.

  4. Labi says:

    Ky shenim eshte mashtrim i opinionit publik shqiptar.

  5. shefi says:

    Pse nuk na jepni nje fotografi te objektit te shembur, qe te gjykojme se sa drejt u veprua.

  6. Kuq e zi says:

    Rrofte kolonel janulla vetem ai e ndrit shqiperine
    Haha ca gallate sikur te ishin suedia pa asnje problem te mbrenshem

  7. Naim Frasheri says:

    Poeti i madh CAJUPI:-O zot ti qe ke bere gjithe keto te mire,qe bere lepurin dhe arine, c’pate qe bere Turqine?!

  8. Pashaj says:

    E po kur pellasin dhe yianistanet kjo eshte per te vene duart ne [email protected]@et.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje