Vettingu i fut "frikën" sistemit të drejtësisë, dorëhiqen shtatë funksionarë

27 Korrik 2017, 16:21Politika TEMA

Shtatë funksionarë të sistemit të drejtësisë kanë dhënë dorëheqjen për t’i shpëtuar vetettingut duke u larguar nga detyrat e tyre.

Burime nga Presidenca, pranë së cilës dorëzohen dorëheqjet, thanë për Report TV se mes tyre janë tre gjyqtarë, një prokuror dhe 3 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë.

Sipas listës së siguruar nga Report TV, prokurori i vetëm i dorëhequr është Sulejman Tola, i Prokurorisë së Rrethit Krujë.

Gjyqtarët janë: Ilir Çeliku i Gjykatës së Apelit, Vlorë, Ilir Pashaj i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe
Mirela Fana Gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë.

Nga Gjykata e Lartë kanë dhënë dorëheqjen edhe dy këshilltarët ligjorë: Eritan Shehu dhe Adnand Berdica, si dhe
ndihmësja ligjore Etleva Sherifi.

Sipas Nenit 56 të ligjit të rivlerësimit, gjyqtarët dhe prokurorët mund të jepnin dorëheqjen brenda tre muajve pas hyrjes në fuqi të ligjit, afat i cili ka përfunduar.

Këta persona të dorëhequr i shpëtonin vettingut, pra hetimit pasuror, profesional dhe të lidhjeve me krimin. Madje, të dorëhequrit mund të përfitonin edhe pension kalimtar, por nuk mund të riktheheshin më në sistemin e drejtësisë pa ju nënshtruar sërisht vettingut.

Tashmë që procedurat e vettingut kanë nisur për rreth 800 gjyqtarë e prokurorë, dorëheqjet nuk lejohen më sipas ligjit.

Të gjithë do t’i nënshtrohet rivlerësimit pa të drejtë dorëheqjeje në mes të procesit. Këtë pikë unioni i gjyqtarëve e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkojnë që të rrëzohet neni, dhe e drejta e dorëheqjes të jetë në cdo moment.

Pra, gjyqtarët kërkojnë që t’i nënshtrohen vettingut, dhe nëse kapen me shkelej të kenë mundësinë të japin dorëheqjen pa mbajtur përgjegjësi penale, ndërsa nëse nuk kapen me probleme, të vijojnë detyrën normalisht.

Vendi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje është shtyrë në shtator.

11 komente në “Vettingu i fut “frikën” sistemit të drejtësisë, dorëhiqen shtatë funksionarë”

  1. analisti says:

    aman ate Gramoz Levanaj ma kini pak merak se nuk ka lene ceshtje gjyqesore pa zhvatur leke. Burgun e ka pak

  2. Liri says:

    Sa te zgjuar gjyqtaret.

  3. Kola says:

    Po Argita kur do e jape doreheqjen, apo vazhdon te jete ne mbrojtjen e babi serbit.

  4. Xhezairi jam says:

    Sa kam qesh:) :):)
    O Temaaaa, po keta kane 1 vit qe kane ikur dhe te pakten 2 prej tyre skane pas lidhje fare me Vettingun. Kane ikur se kane gjetur pune te tjera pa lidhje me asnje frike.
    Jo po se nga vetingu sikur do iknin 100 gjyqtare qe diten e pare:):):).
    Vari vetingun shkrimit dmth

  5. Ana says:

    Ahh por nga cilet do te kene frike, nga Genta Bungo, qe ka qene e para pedagoge ne Fak e Drejtesise qe merrte leke nga CDO student. LEKE me lista. Apo nga Natasha anonimja.
    Aman se na hapet barkun me keto emerime. E njerezit qe nuk i njohine qe shpresojne se vertet dicka do te levize.

  6. Eda says:

    Admir Thanza, Artan Broci, Medi Bici nuk kane lene ceshtje gjyqesore pa u marre para njerezeve te pafajshem nepermjet avokateve ( seksereve)
    Te tre gjykates te korruptuar te gjykates se larte

  7. Shigjeta says:

    Ate Llallen kur do tja veni byrzylyket??? Atij kaposhit te Saliut .Apo kerkojme shume ??? Dhe jo vetem shkarkime por dhe sekuestrim pasurie qe eshte vendosur si pasoje e korupsionit , krimit , dhe pastrimit te parave te ” pitsta ” . Dhe jo zvaritje majtas djathtas por vetting ,rrufe , dhe jo si ceshtja e Fullanit , qe ne fund kerkon dhe demshperblim miliona .Do shitemi 2-3 here te paguame Fullanin qe na vodhi , kjo eshte te luash menc , kush ??? Fullani ,

  8. tina says:

    Artan Brozi ka bere kerdine ne gjykaten e apelit, ka thithur gjakun dhe djersen e popullit fukara
    Mbesi pesim vetingun qe mos ti shohim fytyrat e korruptuara ne gjygjsor

  9. alphade says:

    95 perqind ne sistemin e drejtesise duke filluar nga Nishanlliu e deri
    ne baze jane hajna e kriminele ! Burg dhe konfiskim i pasurise se
    plackitur , te gjithe jane Andrea……. !!!!!

  10. Fatmiri says:

    Po kunati i Xhafes qe i cuan emrin per here te katert a te peste per ne gjykaten e Strasburgut a e beri vettingun? Apo ia nisen emrin shpejt pa fill vettingu se kishte hall te mos deklaronte pasurine e te mos bente pastertine e figures. Se ca te tregonte me pare ate te veten apo te Xhafes. Do fundoseshin.

  11. Gzimi says:

    O Shoku, keto 7 veta kane nje vit qe jane dorehequr. E kane dhene 100 here lajmet. Tani per vere u kujtuat ju!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje