Gjermani/ Një burrë sulmon me thikë disa persona në një supermarket, 1 i vdekur

28 Korrik 2017, 17:58Bota TEMA
Gjermani/ Një burrë sulmon me thikë disa persona në një

Një person është vrarë dhe të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm në një supermarket të Hamburgut, në Gjermani.

Policia gjermane ka njoftuar në Twitter se një person i dyshuar për sulmin është arrestuar, por është ende herët për të folur për motivet e veprimit të tij.

Ndërkohë, revista “Bild” raporton se personat brenda marketit janë sulmuar me thikë dhe ka publikuar një person të mbuluar në gjak, që thuhet se është autori.

Nga ana e saj policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të qëndrojnë larg vendngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje