Polonia nuk po i prapëson planet për reformën në gjyqësor, prandaj Komisioni Evropian nisi përdorimin e “armëve” ligjore.
BE-ja hapi kundër Polonisë procesin për shkelje të marrëveshjeve të BE-së për shkak të reformës së diskutueshme në organet e gjyqësorit të këtij vendi. Kjo ndodhi pas publikimit të njërit prej ligjeve në Gazetën Zyrtare të Polonisë, njoftoi Komisioni Evropian. Procedura e shkeljes së marrëveshjeve të BE-së mund të çojë në padi pranë Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe në dënime me gjoba.
Kërcënim me bombën atomike politike
Polonia ka njoftuar se do të reformojë organet e drejtësisë. Kjo ka shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së, Frans Timmermans, ka kërcënuar madje me “bombën atomike politike”, me të cilën në zhargonin e Brukselit nënkuptohen sanksionet më të rënda ndaj një vendi anëtar. Fjala është për heqjen e së drejtës së votës në Këshillin Evropian. Kjo parashikohet në nenin 7 të Marrëveshjes së Amsterdamit. Kjo masë ndaj vendeve që devijojnë nga rruga demokratike u përfshi në këtë marrëveshje në vitin 1999, me rastin e zgjerimit të BE-së drejt lindjes. Deri tani kjo masë nuk është zbatuar ndaj asnjë vendi.
Protesta kundër reformës së organeve të drejtësisë në Poloni
Gjatë kësaj jave Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, arriti të ndalte me veton e tij dy nga katër ligjet për reformën gjyqësore në Poloni për të cilat ka mosmarrëveshje të forta.
Njëri nga ligjet e bllokuar është ai për riformimin e Gjykatës së Lartë. Komisioneri holandez Frans Timmermans e kishte sidomos këtë ligj halë në sy, dhe kishte deklaruar se nëse ky ligj do të hyjë në fuqi dhe do të çojë në shkarkimin e shefit të drejtësisë, ai nuk do të ngurrojë të përdorë në “çdo kohë” nenin 7 dhe të ndezë “bombën atomike”.
Proces i komplikuar
Çështja nëse sanksionet me të cilat kërcënohet Polonia do të zbatohen, është ende krejt e hapur dhe procesi për heqjen e së drejtës së votës në Këshillin Evropian një vendi anëtar kalon në dy faza. Së pari këtë duhet ta miratojë Parlamenti Evropian, më pas Këshilli Evropian. Në parlament duhet që një e pesta e shteteve anëtare të konstatojnë në marrëveshje me Parlamentin Evropian nëse Polonia është vërtet në rrezik që të dalë nga rruga e sundimit të ligjit dhe të demokracisë. Kurse në këshill nevojitet vendim unanim dhe presidenti i Hungarisë Viktor Orban ka deklaruar se do të votojë kundër, sepse e konsideron qeverinë polake si mike politike.
Përveç heqjes së të drejtës së votës në Këshillin Evropian një mundësi tjetër është që Varshavës t’i shkurtohen paratë që merr nga Brukseli.
Meqenëse nenin 7 i Marrëveshjes së Amsterdamit, pra heqja e së drejtës së votës në Këshillin Evropian, nuk është zbatuar asnjëherë deri tani, në Bruksel – sikurse edhe në rastin e Brexitit (neni 50) nuk e di askush se si do të zhvillohet një procedurë e tillë dhe se sa kohë mund të zgjasë ajo.dw
Polonia ,e ndodhur midis dy te medhenjve,,,Rusise dhe Gjermanise ,asnjehere nuk ka arritur te kete nje klase politike inteligjente….Shume here ,duke u nisur nga interesa te çastit apo gjykime te ceketa ,me vendimet e marra ka demtuar interesat themelore te saj ….Tani ,pasi voli miliarda nga BE….pasi ka arritur nje standart zhvillimi ,,,mendon se mund te beje si te doje ,duke mos respektuar rregullat demokratike dhe drtyrimet e bashkpergjegjesine nr kuadrin e BE..Nuk pranon emigrante,,edhe pse kane miliona emigrante,nuk respekton marrevrshjet juridike per ndarjen e pushteteve ,ben politike aventuriste te jashteme….duke krijuar probleme me Rusine ,por edhe me Gjermanine…sipas modelit te vitit te zi 39….Kishte frike nga nazistet por nuk pranoi ndihmen e ruseve ,besoi ne ndihmen anglo franceze …perfundimi ..u shkaterrua plotesisht ,la 6 milione te vdekur…Por tashme jane kohe te tjera ,eshte e pamundur qe dikush te pretendoje tokat polake …megjithate ata jetojne me sindromen e rrezikut…Ne kuadrin e NATOS…dhe te BE..zPolonia eshte ne pozicion plotesisht te sigurte ,megjithate mentaliteti regresiv po dominon jeten shoqerore,,,eshte arritur deri ne absurdin e eleminimit te te majtes se moderuar nga organet ligjevenese dhe egzekutivi…..Ku do te perfundojne polaket…askush nuk mund tamdije …jane te paparashikueshem ,mosbesues,,, ndaj te gjitheve ..ndoshta edhe ndaj vehtes…
Nuk eshte Polonia , eshte Amerika. Deshiron qe me cdo menyre te percaje BE. Ne fillim me Brexit pastaj shkoj Trumpi ne Poloni dhe tha . Ju jeni popull fantastik , ne kete shesh kane ndodhur gjera te mrekullueshme. Tani po monduhen te ndehyjne nga Franca. Merkelit i tha Gjermanet jane popull i keq edhe shkoj ne Paris per ate darken e famshme te tower Eifel 158 000 dollare. Nuk duan qe BE me ne krye Gjermanine te behen rival i SHBA ne bote.