Festa e lakrorit që i paraprin asaj të birrës, sjell magjinë në Korçë

30 Korrik 2017, 14:29Sociale TEMA

Lakrori me dy peta i pjekur në saç, i konsideruar si një prej gatimeve më të veçanta korçare për të 10-n vit radhazi është ofruar për shijuesit e kulinarisë përmes “Festës së Lakrorit”.

Mbrëmja e së shtunës mblodhi në fshatin Polenë të Korçës me qindra qytetarë, vizitorë e turistë në “Festën e  lakrorit”.

Për mëse 4 orë amvisat pregatitën një prej gatimeve tradicionale korçare, lakrorin me dy petë të pjekur në saç, duke u dhënë atyre mundësinë që jo vetëm ta shijojnë, por edhe ta shohin me sytë e tyre mënyrën e përgatitjes së tij.

Qindra lakrorë u gatuan dhe u poqën mbrëmjen e së shtunës dhe më pas u tregtuan për të gjithë ata që kishin vendosur të shijonin një “copëz” Korçe.

Kjo festë është sjellë si një paketë e Bashkisë së Korçës për të promovuar traditën e kuzhinës korçare dhe për të gjallëruar verën.

Sipas organizatorëve “festa e lakrorit” është shndëruar në një traditë të përvitshme.

“Është një nga festat më të bukura, që i paraprin festës së birrës, që do të sjellë risi dhe shumë vizitorë në qytet”, thotë Larisa Katundi, drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë e Korçës.

Si një festë e vërtetë, ajo nuk solli vetëm, shije por edhe argëtim ku mes tavolinave dhe shijes së lakrorit nuk mungoi as muzika, përbërësi kryesor i çdo feste./tch

1 komente në “Festa e lakrorit që i paraprin asaj të birrës, sjell magjinë në Korçë”

  1. pjeter says:

    Ah ju te temes po na i beni me qellim, na ka marre malli per nje lakror me dy pete, lakrori i vertet e piqet ne cerep i mbulluar me saç, ku saçi i mbuluar me prush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje