Mikaela, një vajzë 7-vjeçare, vendosi dy ditë më parë që t’i shkruajë një letër kryeministrit Edi Rama, ku tregonte vështirësitë ekonomike që ajo dhe nëna e saj e sëmurë po kalonin, si dhe nevojën për të pasur një shtëpi të tyren që të mos enden rrugëve të Tiranës.
Por, sot Mikaela ka marrë një lajm të mrekullueshëm nga Bashkia e Tiranës, e cila përmes Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale ka përgatitur dokumentet për përfitimin e bonusit të qerasë në masën 100%, si dhe i ka siguruar pagesën e 3 muajve (korrik-gusht-shtator) nga një organizate partnere. Po ashtu, nënës së Mikaelës do t’i ofrohet mundësia e punësimit sapo ajo të bëhet mirë.
Gjithashtu, Bashkia e Tiranës ka bërë rivlerësimin e detajuar të nevojave të familjes Memushi, vlerësimin e kushteve fizike të shtëpisë dhe listimin e nevojave për mobilimin e saj, si dhe ka mundësuar sigurimin e medikamenteve falas për znj. Burbuqe, e cila është e sëmurë dhe e operuar.
Në ditët në vijim, Drejtoria e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale që po trajton rastin, do të plotësojë nevojat e familjes me pako ushqimore për 3 muaj, pajisjen me dyshekë, çarçafë, batanije, jastëkë.
Për t‘i dhënë një zgjidhje përfundimtare edhe problemit 5-vjeçar të strehimit të kësaj familje e cila jetonte me qira, do të mundësohet plotësimi i dokumentacionit të munguar për aplikim tek programet sociale që ka Bashkia e Tiranës, si dhe do të shihet mundësia për mbulimin e pagesave, debitorë kundrejt OSHEE, në vlerën 11960 lek të reja dhe debia në UKT në vlerën 4200 lek të reja.
Bravo Erion, hallall qumshti i nenes. Zoti te bekofte me nje djale. Urimet e nenes dhe te vajzes do te zene nje dite.
zana
Eshte detyre e shtetit dhe bashkise qe te identifikoje familjet ne nevoje dh tu vije ne ndihme,sepse nuk eshte nje,por jane me qindar dhe mijera.
Mjerimi ka vene poshte shume familje,dhe ky mjerim ne shume raste eshte bere shkak I tragjedive,vrasjeve dhe vete-vrasjeve.
Mendoj qe eshte popullizem te perdoret ky gjest nga bashkia,vetem per kete femije,dhe mendoj qe jemi te fundit ne rajon persa I perket ndihmes sociale.
Sa per informacion;
Ne Greqi behet rimbursimi I qirase per nje pjese te konsiderueshme te popullsise qe deklarojne te ardhura te uleta dhe nga ku perfitojne shume familje Shqipetare
Ne Greqine “e mbytur”qeveria po jep 500 milione euro per ata qe deklarojne te ardhura te dobeta,perfituesit,nje nder te cilet dhe une marrin 280 euro ne muaj per 12 muaj.
LLogarite dhe konkluzionet nxirri vete zana,asnje nga qindar mijera familjet ne Greqi nuk I shkroi Ciprasit,por eshte detyra e tij te mendoje per popullin
Nuk e di se sa me kupton,por kam bindje qe shume nena dhe bija perfundojne ne psikiatri dhe akoma me keq, pa arritur dot ti shkruajne xhaxhi Edit.
Bravo bravo zarat e erionit te bashkise, po si funksionon shteti, kush ankohet ne media merr lek? Po ketij ja ka lenen mami bashkine, sic i beri dasmen? Ore ka ligje per cdogjr, qofte per mire , apo per show…
Bravo Erion suksese ,lart e me lart e meritoni!
a lali lali
Te lumte Erion
Shume mire, por, a thua ka edhe familje te tjera me kesi problemesh? Kete studim duhet te beje bashkia e qeveria e jo te rregulloje vetem nje familje qe shkruan dhe qe e paraqet hallin e saj.
prit ske pa gjo akoma..osht propogande o popull
Ndonese duket e perseritur por BRAVOT per njerez si ty jan pak ! Te lumt, se kemi nevoj te shohim e ndigjojm gjera te mira ! Le te jet nje dritez e bukur solidariteti dhe sensibiliteti njerzor, qe ben te preken njerez me vepren tende !….
RESPEKTE ……
Shume mire z.Erion po kjo Voltana jone kur po cohet prej gjumit e ta marrin vesht se eshte kryetare bashkie se ndoshta nuk e din qe eshte se qysh kure e kane zgjedh(caktu)ajo jo vetem nuk ka rregullu gja por gjerat jane perkeqesu .Marrim markaton tone as ne Kandahar nuk e gjene apo Zimbabve ku aty mbizoteron pislleku qe mund te na kapin semundje te pasherushme ku aty shitet mishi djathi peshku frutat zarzavatet .Nuk po flas me se nuk asgje qe mund ta merresh mjaftushem.Me mire te dorhiqet nuk eshte e afte dhe nuk ka as staf te afte por ata qe ka marre vete te vete dhe ata qe ja kan cu qe e kane vene aty.
Bravo Rama dhe Veliaj! Kini bere shume mire,nje ure mbi lum.Te ndihmosh nje te varfer,je me afer zotit,se i varefri te uron me gjithe zemer.Respekt.
Bukur Erion. Puna te zbukuron. Prandaj je gjthe drite.