FOTOT/ Tirana me një park të ri aventurash në Dajt

27 Korrik 2017, 14:54Sociale TEMA
FOTOT/ Tirana me një park të ri aventurash në Dajt

Tirana do ketë edhe një Park Aventurash në Dajt, ku grupmosha të ndryshme do të kenë mundësi që të përjetojnë një eksperiencë emocionuese me aktivitete dhe kurse të posaçme. “Dajti Adventure Park”, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është ndërtuar në ballkonin e Malit të Dajtit në një lartësi mbi 1000 m nga niveli i detit, falë partneritetit mes Bashkisë së Tiranës dhe Dajti Express.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i APR, Blendi Gonxhja, mori pjesë në hapjen e këtij parku, ku u organizoi edhe një festë me kllounë, prestigjatorë, muzikë, animatorë dhe fëmijë të grupmoshës nga 8-14 vjeç.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se parqe të tilla janë një mundësi mjaft e mirë për qytetarët për të bërë një jetë të shëndetshme. “Në qoftë se njerëzit në qytetin tim thonë se vuajnë nga obeziteti, në qoftë se nuk kanë ushqim, në qoftë se kanë sëmundje kardiovaskulare, në qoftë se nuk thithin ajër të pastër dhe në qoftë se unë humbas prej këtyre faktorëve kapitalin e njerëzve, atëherë çfarë më duhet një qytet bosh me ndërtesa, pa njerëz, që jetojnë një jetë më të shkurtër prej ndotjes dhe gjithë problematikave të tjera? Ndaj e marrim shumë seriozisht, jo vetëm si një vend për të kaluar kohën dhe për të pasur pak variacion, por si një mënyrë dhe si një politikë konkrete për t’u thënë njerëzve, duhet të heqim fëmijët nga kafet në të gjithë Tiranën”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se nisma të tilla për të realizuar sa më shumë aktivitete sociale dhe sportive, janë edhe një politikë e mirë për të ulur sëmundshmërinë tek qytetarët. “Kjo është një politikë sociale, por kjo është edhe një politikë shëndetësore. Ne sot kemi në Tiranë 500 vetë që humbasin jetën çdo vit vetëm nga problemet që kanë me ndotjen. Jo ndotje që na i sjell armiku, ndotje që e shkaktojmë vet”, tha ai.

Në këtë kuadër, Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës i ka kërkuar Këshillit të Ministrave që asete të tilla, sikurse është Parku Kombëtar i Dajtit, që ndodhet në territorin e Tiranës, t’i kalojnë pushtetit vendor, si një mundësi për t’i mirëmenaxhuar dhe për t’i ruajtur. “Një nga gjërat që i kemi kërkuar qeverisë shqiptare dhe kryeministrit me të krijuar qeverinë e re, është që asete të tilla, që quhen parqe kombëtare, t’i kalojnë në administrim Bashkisë se Tiranës. Vetëm një kryetar bashkie me stafin e vet që ka vënë emrin dhe reputacionin e tij në menaxhimin e qytetit, mund të kujdeset”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë garantoi qytetarët se ashtu sikurse Bashkia kujdeset për të gjithë qytetin e Tiranës, edhe Parku Kombëtar falë bashkëpunimit që ka lindur midis APR-së dhe Dajti Expres, do të japë rezultate mbresëlënëse. Veliaj vlerësoi bashkëpunimin si një mundësi për të realizuar investime në shërbim të gjithë komunitetit. “Çfarë të keqe ka nga ky partneritet?

Këta vunë paratë e tyre, trashëgiminë e babait të tyre të nderuar që ka bërë një punë fantastike, një ëndërrimtar. Fillon nga ëndrra të çmendura të disa privatëve që burokratët e shtetit nuk i kanë kurrë dhe ja ku kemi sot produktin konkret, s’ka nevojë për histeri. Kur bashkojmë energjitë nuk është kapitalizmi problemi, problemi janë njerëzit që nuk e njohin fare kodin e bashkëjetesës, cilësinë e jetës, si të ruajnë gjënë e përbashkët që të përfitojnë të gjithë”, u shpreh kreu i Bashkisë, ndërsa shtoi se në Tiranë janë ndërtuar brenda një kohe të shkurtër 20 kënde lodrash.

8 komente në “FOTOT/ Tirana me një park të ri aventurash në Dajt”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    ore uje se u qelben sumat e suniteve[ata te lare e bien ere,po te palare…!!!??] e leri parqet e aventurat…………………….!!!
    ujeeeeeeeeeeeeeeeeeee,se u qelb suma e sunitit…………….shkoi muti ne gju!

    1. qipro says:

      ik ti re karaspidhis…i more parate e janulles per ket muaj….

  2. Cuni i Tirones says:

    “Dajti Adventure Park” ???
    A mund te me shpjegoje njeri perse Bashkia shqiptare e Tiranes perdor gjuhen angleze per te emertuar parkun?
    Pastaj, nuk ka perse te shkojne deri ne Dajt per avendura.
    Aventurieret me te medhenj gjenden brenda ne Bashki …

  3. xhevit says:

    TE LUMTE, MOR CUN!. EC PARA, LE TE HANE M.. SHPELLARET…………..

    1. koshi fiqve says:

      xhavito mutin e honksh ti dajti osht prona e te tjereve ..hajt edhe pak se doja ngjoni krismen

  4. mirel says:

    Po ju sikur nuk kishit leke per ujin mor PiSa.

  5. erna says:

    Lali!!?????????
    Je ,⭐️⭐️⭐️⭐️

  6. Demokrati i vertete says:

    Z. Velia. Ju uroj shendet dhe punë të mbarë fillimisht. Ju vërtet merrni nisma për investime tëvreja, mirëmbajtje, dhe meremetime në ambjente kulturore, arsimore, në kopshte, çerdhe dhe të tjera punë në territorin e Bashkisë së Tiranës.
    Së fundi kërkoni të bëni dge sigurimin me ujë të pijshëm 24 orë për familjet e Tiranës. Edhe kjo gjë e rendësishme. Shkurt të gjitha janë të domosdoshme dhe me vend.
    Ku qendron ajo që çalon?
    Nëse llogaritarët e tu i kanë bërë miirë hesapet, kur kandidonit për kryetar dhe deklaronit për investimet, mirëmbajtjet dhe meremetimet, që do kryenit për katër vjet, duhet të kenë llogaritur të ardhurat nga taksat e tatimet vendore që do të mbulonin shpenzimet për përballimin e tyre. Pra me të ardhurat e llogaritura para kryetarllëkut ju do përballonit premtimet elektorale
    Deri këtu kuptohet ju fituat kryetarllëkun dhe të gjithë ju kemi uruar dhe ju urojmë.
    Të kuptohemi, ju jeni të autorizuar nga referendumi popullor elektoral të kullandrisni realizimin e premtimeve elektorale vetëm brenda fondeve që keni hartuar gjatë fushatës.
    Nëse sot, ju kërkoni të kryeni më shumë investime, mirëmbajtje dhe meremetime se sa buxheti ose planin financiar fillestar, duhet të merrni autorizim nga taksapaguesit e Bashkisë. Më qartë, nëse sot, juve dëshironi të siguroni qytetarët me 24 orë ujë të pikshë, duke siguruar paratë me shtesa taksash, jeni jashtë kopetencave dhe rëndoni nivelin ekonomik të tyre, duke përdorur forcën e pushtetit. Kush është ai që nuk di të bëjë sa.më shumë.investime me paratë e tjetrit?. Neser juve mund t’ju lindin idera të tjera, por para se të veprohet duhen gjetur burimet e financimit, burime të cilat nuk jeni të autorizuar ti siguroni me shtim taksash etj. Besoj jam I qartë dhe besoj se do të lexohet ky mesazh i qytetarëve, në.mos nga ju nga zyrtarët tuaj. Me shtim taksash vërtet bëhen dhumë gjëra, por mos harroni se në krahun tjetër varfërohen qytetarët. Sqaroj se shtimimi i taksave ndaj kujtdo, rrit çmimin e mallrave, qerave, materialeve, ushqimeve, biletat e transportit, të ujit, energjisë elektrike , pra paratë delin fare thjeshtë nga xhepi I qytetareve.
    Urdhero këshilltarët, të jenë në nivelin e duhur për të qenë administratorë të drejtë, të ditur, të dhimsur, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm.
    Kollaj të lozësh me bukën e fukarait, pikërisht këtu ndahet lideri i mirë dhe lideri i korruptuar, që me tendera të fitojë sa më shumë, nëpërmjet rritjes sdhe shtmit të taksave.
    Demokrati I vertetë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje