Çmimi i ujit/ Artan Fuga: Nuk keni ujë? Pini coca cola!

27 Korrik 2017, 09:20Sociale TEMA

Akademiku Artan Fuga, ka reaguar në lidhje me vendimin e Bashkisë së Tiranën për rritjen e çmimit të ujit që sipas saj të bëhen të munduara investime që qyteti të ketë 24 orë ujë në ditë.

Përmes një postimi në facebook Fuga thotë se shkalla  e amoralitetit politik, shkalla e korruptimit politik nga administrata, paaftesia e opozites per veprim politik apo numri i militanteve gjoja protestueste shkallen e bashkise, janë disa prej arsyeve që vendimi për rritjen e çmimit të ujit u miratua.

Postimi i plotë

Cmimi i ujit.

——–

Cmimi i ujit qe pime, lahemi, perdorim neper dushe,ËC, bejme supen, taratorin, dhallen, dje u percaktua nga:

Shkalla e amoralitetit politik brenda nje grupimi keshilltaresh, pra atyre te LSI.

Shkalla e korruptimit politik nga administrata.

Marredhenia e bashkise me mediat.

Numri i militanteve gjoja protestues te shkallen e bashkise.

Paaftesia e opozites per veprim politik.

Etj. dukuri jo ekonomike.

E kuptoni o njerez se ne cfare derexhejeje ka arritur menaxhimimi i hapesira et urbane???

Ekonomia dhe administrimi nuk percaktohen nga nevojat tona, nuk drejtohet nga logjika ekonomike, por thjesht nga trafiqet e influencave politike dhe nga humori i individeve qe as i njohim as na njohin, as i kemi zgjedhur as na perfaqesojne.

Por, vazhdoni flini, beni gjumin e vapes dhe blini ujin ne dyqan se ai eshte cmimi i vertete i ujit qe na kane hedhur si dush i ftohte mbi koke kryetaret e bashkive ne keto njezet vjet.

Flini dhe votoni me gurmazin te thare nga etja!

Nuk keni uje? Pini coca cola!

3 komente në “Çmimi i ujit/ Artan Fuga: Nuk keni ujë? Pini coca cola!”

  1. Petrit says:

    Lesh me presh o Akademik!

  2. vera e nxehte says:

    Ti Artan duhet te pishe shurren tende per te kursyer. Eee, jo per çdo gje te flasesh si i çmendur; profesoret duhet te kene mendimin logjik, por ty te mungon fare. Nuk e kuptoj se çfare kuadrosh do dalin ata studente qe i mesoni ju si ti, marku, Gjekmarkaj etj. te shkretet ata qe do ngelen viktima te notes po nuk thane mendimin tuaj!

  3. ola says:

    Z.Fuga te flase keshtu ndonje injorant i falet por te flisni ju me kete gjuhe ketej nga Korca i themi “budalla moj krushke”. Dihet qe ne qytetin tone te Korces ka vite qe furnizohemi me uje te bollshem gjate 24 oreve fale nje investimi Gjerman .Kushti i ketij investimi ishte rritja e cmimit te ujit icili sot eshte 65 lek dhe asnjehere nuk u be objekt diskutimi qe u rrit.Ju z.Fuga kuj i sherbeni me kete shkrim interesit publik i cili do uje 24 ore por qe kjo kerkon investime apo interesit te partive qe kerkojne kapital politik dhe jo permiresimin e jeteses se qytetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje