FOTOT/ Kamza në katastrofë mjedisore, plehrat pushtojnë rrugët me emrat e kryeqyteteve të botës

30 Korrik 2017, 17:29Sociale TEMA
FOTOT/ Kamza në katastrofë mjedisore, plehrat pushtojnë

Një prej bashkive kryesore në vend, e cila është në kufi me Tiranën, ndodhet në një katastrofë mjedisore.

Plehrat kanë pushtuar rrugët e Bashkisë së Kamzës duke dhënë një pamje tërësisht të shëmtuar për një nga portat kryesore hyrëse të atyre që vijnë nga zona veriperëndimore dhe verilindore e vendit.

Gjendja përkeqësohet edhe më shumë për shkak të temperaturave të larta të këtij muaji, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve nga epidemitë e ndryshme që mund të përhapen.

Mbetje ushqimore, kuti kartoni, qese, rroba të vjetra është pamja që mbizotëron në të gjitha rrugët e Kamzës duke të kujtuar zonat më të varfra të Kalkutës në Indi dhe jo të një zone e cila ndodhet shumë pranë kryeqytetit.

Në jo pak raste, zgjidhja është menduar rruga më e shkurtër ajo e djegies së tyre gjatë natës, duke bërë që në ajër të çlirohet dioksid karboni si dhe substanca të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, e cila prej erërave, shpërndahen jo vetëm në Kamzë, por edhe në Tiranë për shkak të afërsisë.

Mjafton të shihni këto foto dhe të kuptoni gjendjen alarmante në të cilën ndodhet Kamza, ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga zyrtarët e kësaj bashkie të cilët vijojnë të heshtin pavarësisht shqetësimeve të ngritura herë pas here nga qytetarët.

2 komente në “FOTOT/ Kamza në katastrofë mjedisore, plehrat pushtojnë rrugët me emrat e kryeqyteteve të botës”

  1. Fieri says:

    Sali,Lulzim ! Mos u mashtroni! jane montazhe . I ka bere Edi Rama .I ka bere nga inati se Rruget e Kamzes jane me emra Europian, Amerikan e aziatik me duket. Heee ,po ,po ke te drejte nuk ka emra aziatik. Si the zotrote? U shkon me shume emra afrikanw ? Mire si te duah ti. Do ti shikojme,por tani per tani jemi te zene duke i rena daulles e po lexoi ato sms . Emo ato tw asaj Shami kuqes. Jooo,jooo vetem ate se harroi. Po na turperove ,o kryetar demokratikas ! Vertet na dhe vota,por te pjerdhshim mu ne ato vota, o kryetar me keto rruge qe ke . PO si tha ai Arbenori? E mbani mend Ju ? Ka se ham shume. Po si ti heq ? Eeeeee! Ku duket rritja e ekonomise,te plehrat… Thone se ju mbani edhe derrin ne mes te shtepise,eshte e vertet,o kryetar demokratikas ? Po more embajme . C’te keqe ka ? Zhvillim ekonomike eshte, trashegim tradite eshte ,,,,,,, Me te vertet e harruam traditen e dasmave, kengeve, po ate te derrit nuk e harrojme .Edhte ekonomi kjo……. Kenaquni me ekonomine e Kamzws Europiane,Amerikane e Afrikane……. Bravo o kryetar demokratikas, do te biem te marrin shembul te gjithe bashkite demokratikas… Jomor e ka mire Xhelali,,,do ruajme traditen…….

  2. Peço says:

    Zoti Bërisha, si politikan i përmasave botërore, nuk merret kurrë me vogëlsira, siç është pastrimi i një qyteti. Ai ka halle të mëdha, si psh. fati i Ballist Morinës, apo realizimin e zgjedhjeve të lira brënda PD, për të shërbyer si shëmbull për Edi Ramën se si duhen zhvilluar zgjedhjet e lira dhe demokratike në shkallë vëndi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje