Kreu i bashkisë së Bulqizës Melaim Damzi akuzohet se ka shkarkuar disa punonjës së njësisë administrative Gjoricë për shkak të bindjeve politike, por kryebashkiaku përgjigjet se përtej akuzave është kompetencë e tij të zgjedh stafin me të cilin punon.
Nga Hysen Likdisha
Pas përplasjeve gjatës fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, kreu i bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi, akuzohet se ka shkarkuar nga puna disa punonjës të njësisë administrative Gjoricë, përfshirë edhe administratorin e kësaj njësie, Vebi Xheka, për shkak se ata i përkasin Partisë Socialiste.
“Shkarkimi im nga detyra, është dhe mbetet thjeshtë dhe vetëm politik, pasi kurrsesi nuk mund të pranoja ofertën e kryebashkiakut Damzi, që të bëhesha pjesë e fushatës së LSI-së, në zgjedhjet e 25 qershorit, kjo pasi koalicioni mes forcave tona politike PS dhe LSI, nuk funksiononte në këto zgjedhje dhe unë padyshim që do punoja e luftoja për fitoren e forcës time politike,” u shpreh Xheka.
“Në bisedën me kryebashkiakun mu tha qartë dhe prerë, se në rast se nuk përfshihem në fushatën e LSI-së, kurrsesi nuk mund të isha më pjesë e stafit të kryebashkiakut,” shtoi ai.
Melazim Damzi u zgjodh kryebashkiak i Bulqizës në vitin 2015-të, si pjesë e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, i përbërë nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste pë Integrim. Por pas katër viteve në pushtet këtij koalicioni i erdhi fundi në vigjilje të fushatës elektorale të 25 qershorit, duke sjellë dhe ashpërsimin e toneve midis dy partive të majta.
Xheka pretendon se gjatë fushatës elektorare për zgjedhjet parlamentare ai ka refuzuar një kërkesë të kryebashkiakut Damzi për nxjerrjen e administratës në takimin që LSI do të zhvillonte në Gjoricë.
“Të nesërmen e kësaj dite, më 21 qershor, me sjell vendimin për shkarkim nga detyra. Natyrisht që shkarkimi është me prapavijë politike dhe në shkelje të kodit të punës, pasi ai ka qenë një vendim i menjëherëshëm, pa ballafaqim, por me tendencë politike,” tha Xheka.
Akuza të ngjashme, për përfshirje në fushatën e Partisë Socialiste nga Xheka, janë bërë më parë edhe nga kryebashkiaku Damzi.
I pyetur nga BIRN për shkarkimin e administratorit Socialist, Damzi i tha që ky vendim ishte marrë me vullnetin e etij.
“Nuk dua unë të punoj me të. Emërimi dhe shkarkimi i tij janë kompetencë e imja. Unë nuk mund të punoj me të, kaq,” tha Damzi.
Megjithatë, vala e shkarkimeve në këtë njësi administrative ka vijuar edhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit, me katër punonjës të tjerë të saj, Ilmi Xheka, Fehmi Cami, Medat Xheka dhe Donika Cami, kjo e fundit me profesion sanitare.
Punonjësit e shkarkuar u ankuan se edhe pse motivimi zyrtar pretendon se janë liruar nga detyra për punë të dobët, ata janë shkarkuar për arsye politike.
“Të katërt jemi larguar se i përkasim PS-së dhe në zgjedhjet e 25 qershorit votuam për të dhe jo për LSI-në e kryebashkiakut, prandaj na largoi nga puna, pavarësisht se në vendimin e shkarkimit thuhet për punë të dobët,” tha njeri prej tyre. “Le të thotë kryebashkiaku kur është zhvilluar një analizë pune në njësinë tonë dhe ne jemi analizuar për punë të dobët,” përfundoi ai.
Nuk mund te jeni pjese e tepsise se Lsi shkoni tek Ps ,kryebashkiaku eshte treguat shume i sinqerte dhe i ndershem nuk punoj me te eshte kopetence e imja mbaroi filmi ikni te forca juaj politike
Po ama kryebashkiaku u zgjodh me votat e ketyre njerezve qe sot i hoqi nga puna. Tipike e taktikes se partise se Like Floririt. Heq kundershtaret politike nga puna dhe i zevendeson me miilitantet e vet. Ne fakt ata nuk kane aspak ose kane shume pak njerez qe i ndjekin per bindjet e tyre politike, pasi LSI vetem alternative politike nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do te kete kurre. E vetmja bindje e krereve te LSI-se eshte vjedhja. Kjo e ashtuquajtur “parti” eshte nje piramide e vjedhjes, ku parate e vjedhura shkojne ne krye te piramides, tek Like floriri qe u jep pjesen e vet “drejtoreve” dhe “shefave” te tjere. Ju kujtohet vidjo me Dritan Priftin? Ajo eshte pasqurim i shkelqyer I filozofise se LSI-se
Nuk na cojne perpara ngjyrat politike, por kush punon dhe punon drejte, kryebashkiaku eshte treguar i korruptuar dhe jo i sinqerte, i sinqerte po te kishte bere analize pune me punetoret
Kjo loje e piste eshte rrjedhoje e interesave partiake ne pushtet.
Deri me sot te gjithe ata qe jane pushuar nga puna dhe kane fituar gkyqet,demshperblimin e tyre e ka paguar shteti e jo shtetari qe i ka pushuar.
Ne se do kishte ligj,qe autori pergjegjes i pushimit te tyre nga puna duhet te demshperblente personalisht viktimat e tij,me siguri qe nuk do silleshin si cuba.
Per 27 perplasje te tilla i kane shkaktuar buxhetit te shtetit miliarda leke pagesa rroge deri ne 4-5 here per nje vend pune.
po kush po ua q…i rrenjet, se kush del sot nga puna . po une qe kam dal qe ne vitin 2000 ? po ime shoqe ne 92-shin ? mori vetem 7000 leke te vjetra . po me mijra, qe dualen ne vitet e para ne 90-ten dhe s’ qen as fshatare, te mernin toke me 7051-shin, s’qen as te persekutuar, as “ish pronar” dhe per me teper, as kriminel e hajdut ??? …. mjere ata, vete . per ata, ç’do pushtetar, qe e ka sjell popullin ne kete pike, duhet te pervelohet me zjarr..
Ky kryetari i Bashkise (LSI.t) duhet te jete hajdut si Like Floriri .Cojini ndonje kontroll dhe beni verifikim .Besoj se do te kete marre pjese dhe ne Banden e Likes per” kerkimin e Thesarit”