Drogë, prostituta, pengmarrje, trafikimin njerëzish? Shkoni njëherë në Shqipëri dhe....

31 Korrik 2017, 11:20Sociale TEMA

Nga Alistair Campbell*

Ok, le t’i lëmë shakatë dhe steriotipet mënjanë… Shqipëria, a nuk është ky vendi ku është ngritur një statujë e komedianit Norman Wisdom sepse ai ishte i vetmi perëndimor që shqiptarët kanë parë ne kohën e televizioneve bardhë e zi? A kanë me të vërtetë ndonjë qeveri atje apo vendi drejtohet drejtpërsëdrejti nga mafia? A është me të vërtetë si tek filmi i Liam Neeson, “Taken”? Drogë, prostituta, pengmarrje, trafikimin njerëzish… Askush që i ka trutë në vend, me siguri nuk do të donte të shkonte në një vend të tillë, apo jo?

Pikë së pari, përsa i përket krimit, si duke vrapuar herët në mëngjes apo duke shëtitur vonë në darkë, në vizitat e mia të shumta në këtë vend, nuk kam ndier kurrë as edhe një grimcë pasigurie. Siç Kryeministri Edi Rama, në mënyrë të famshme i ka thënë Boris Johnsonit, “nëse ka kriminelë shqiptarë në Londër, ata janë kriminelët tuaj, jo të mitë. A thonë amerikanët se mafia e Nju Jorkut është një problem amerikan dhe jo i tyri? Nuk e besoj”. Me këto fjalë ai ju përgjigj një prej kërcënimeve të Johnson, pjesë e fushatës së tij të pandershme të ndjekur gjatë referendimit për BE, kur ai gënjeu se një hordhi kriminelësh do të largoheshin nga Tirana, për t’iu bashkuar miliona turqve që do të zbarkonin në Britani.

Sa i përket Norman Wisdomit, është e vërtetë se ish-diktatori komunist, Enver Hoxha, ishte një fans i tij, pasi besonte që filmat e Wisdomit, një Zot e di përse, ishin një paralele e luftës së klasave. Është gjithashtu e vërtetë se kur kombëtarja angleze e futbollit luajti në Tiranë në vitin 2001, Wisdomi vizitoi qendrën stërvitore ku kamerat e zëna me filmimin e David Beckham, kthyen të gjitha objektivin drejt tij. E kur ai u ftua në fushë gjatë pushimit të pjesës së parë, Normani veshi një bluzë që mbante përgjysmë ngjyrat e Shqipërisë dhe në gjysmën tjetër ato të Anglisë. E ndonëse ishte një qytetar nderi i Tiranës, e Kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha mbati një eulogji prekëse në momentin e vdekjes së tij në moshën 95-vjeçare, shtatë vjet më parë, më duhet të gjej ende se ku ndodhet statuja e tij, çka më bën të besoj se ajo në të vërtetë nuk ekziston.

Lord Bajroni, është një tjetër figurë. Kam kaluar nëpër shumë hotele apo shtëpi që presin turistë, të “pagezuara” me emrin e tij në shumë zona të vendit dhe kam parë imazhet e tij të veshur me rroba tradicionale shqiptare në shumë mure restorantesh. Poeti i ra kryq e tërthor vendit në fillimit të shekullit XIX dhe shkruajti me dashuri për këta njerëz, që “nga veshja, pamja dhe mënyra e jetesës i ngjajnë malësorëve skocezë”, me ndryshimin se “malet e tyre dukeshin si ata të Kaledonisë (emri i Skocisë në kohën e Romës), por me një klimë pak më të butë”.

Pa dyshim, mund të duhet një kohë e gjatë për të rifarkëtuar trashëgimitë historike, por ndërsa po hyjmë në gusht, më lejoni të bëj një sugjerim për të gjithë ata që nuk kanë prenotuar ende pushimet e tyre… provoni Shqipërinë. Ia kam rekomanduar shumë njerëzve më parë, disa prej tyre vendosën që të dëgjojnë këshillën time dhe askush nuk është penduar.

Së pari, edhe me paundin e dobësuar nga Brexit, është përsëri lirë, krahasuar me shumë destinacione të tjera popullore në Europë, ku stërlina sot blen më pak se sa përpara se gënjeshtrat e Johnson/Farage/Dacre/Murdoch të fitonin. Së dyti, klima dhe ushqimi janë Mesdhetarë. Sot, 32 gradë, me një fllad të lehtë të këndshëm. E treta, ndonëse për mua asnjë panoramë në botë nuk mund të mposhtë malësitë skoceze, Lord Bajroni kishte të drejtë kur shkruante se malet e Shqipërisë i afrohen shumë. Së katërti, mbeten disa plazhe fantastike të pashfrytëzuara. Së pesti, njerëzit janë vërtet shumë të sjellshëm dhe mikpritës, njëra prej arsyeve, mbështetja që i dhamë kosovarëve gjatë spastrimit etnik që ndërmori Serbia nën regjimin e Milosheçit, bën që të ekzistojë një simpati për britanikët.

Ryanair, Easyjet dhe kompani të tjera të ngjashme duhet ta marrin në konsideratë Tiranën, për të konkurruar me ato pak fluturime direkte që “British Airways” bën çdo javë. Një problem luksi, por ndërrimi i avionëve në Vjenë e në Romë po bëhet pak i bezdisshëm për mua.

Më e rëndësishmja, është një vend që ndihet i ri dhe shpresëplotë, në një kohë ku shumica e Europës, e në veçanti Britania post-Brexit, mund të ndiejë gjithçka përveç rinisë dhe shpresës. Regjimi komunist përfundoi në dimrin e vitit 1990-91, një vit të plotë pas rënies së Murit të Berlinit, e është dashur pak kohë për të ndërmarrë hapat për t’u shndërruar në një demokraci të mirëfilltë dhe për të zhvilluar një ekonomi që përshtatet me pjesën tjetër të Europës dhe të botës. Por, energjia që gjallon në këtë vend është e prekshme. Është praktikisht një vend i të rinjve, me një prej popullsive më të reja në Europë, një trashëgimi e jetëgjatësisë së ulët gjatë kohës së regjimit brutal të Hoxhës.

Sa i përket përfshirjes sime personale në këtë vend, e cila daton 6-7 vjet, Edi Rama tregoi këtë histori në një darkë një javë më parë, ku mblodhi një grup ish-kryeministrash nga Europa, këshilltarë të Bankës Botërore, akademikë, organizata filantrope, ekspertë të zhvillimit dhe këshilltarët e tij të komunikimit, për të diskutuar planet për mandatin e tij të dytë, vetëm pak pas zgjedhjeve që e panë atë të fitonte një mandat dhe më të fuqishëm se ai i pari, katër vjet të shkuara.

Është e drejtë të thuash se Rama është një fans i madh i Laburistëve të Rinj, i politikave të Toni Blerit dhe e qasjes sonë ndaj strategjisë dhe komunikimit. E megjithatë, kur këshilltari i tij për komunikimin, Endri Fuga, për herë të parë më kontaktoi në faqen time të “Facebook” për të më pyetur nëse do të isha i gatshëm t’i këshilloja gjatë fushatës, fillimisht vendosa ta refuzoja me mirësjellje. Ai vazhdoi të këmbëngulte, e kur bëra gabimin që t’i thoja se mund të takoheshim herën tjetër që ai do të ishte në Londër, një taktikë klasike refuzimi, ai më tha se do të vinin menjëherë.

U takuam, atëherë me liderin e opozitës, Rama dhe Fugën në shtëpinë time. Ishte e pamundur për të mos i pëlqyer apo për të mos u kapur nga ambicja e Ramës për Shqipërinë dhe për Ballkanin në përgjithësi. Historia e jetës së tij ishte më interesante se e shumë politikanëve të tjerë, një ish-basketbollist që luante me kombëtaren e tij, një artist i kompletuar (ai shkarravit vazhdimisht gjatë takimeve dhe publikon veprat e tij rregullisht)dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës. Është gjithashtu një rajon që më ka interesuar që prej konfliktit të Kosovës dhe vendosëm që të takoheshim në Tiranë, e të shihnim nëse mund të gjenim një mënyrë për të punuar së bashku. Nuk mund të them se e gjithë kjo më ka bërë të pasur, por ata janë miq bujarë dhe kjo përvojë më ka pasuruar së tepërmi në mënyra të tjera, më e rëndësishmja emocionalisht dhe politikisht.

Siç ndodhi me David Cameron, Ramës i janë dashur dy “skena” për të fituar shumicën. Në fushatën e tij të parë, kur kunkurroi nën slloganin e “Rilindjes”, fitoi me një lumë votash koalicioni parazgjedhor që ai formoi me një parti më të vogël, me LSI-në. Këtë herë, Partia Socialiste, e cila mbështetet në politika dhe një platformë shumë të ngjashme me atë të Laburistëve të Rinj, fitoi e vetme, pas një fushate të vështirë. Shqipëria është një vend ku politika shërbehet krudo. Zgjedhjet, për pak nuk u mbajtën fare pasi Partia Demokratike në opozitë kërcënoi të bojkotonte të gjithë procesin dhe inskenoi për disa javë një protestë përpara zyrave të Ramës, ku protestuesit mblidheshin në një çadër gjigante të vendosur në bulevard. Vetëm një sjellje shumë e zgjuar dhe e duruar bëri që ata të merrnin pjesë.

Si një studiues i shëndetit mendor, një prej përvojave të para shokuese në Shqipëri ishte të shihja Sali Berishën teksa i ngulte sytë kamerës që mbulonte fjalimin e tij në Parlament, një fjalim në të cilin ai drejtohej drejpërsëdrejti nënës së Ramës, të cilën e pyeste se kur do të pranonte që djali i saj ishte diagnostikuar si skizofren paranojak? Ajo e hodhi në gjyq, por gjykata (ato janë veçanërisht të korruptuara, ndonëse Rama ka vendosur reformën gjyqësore në zemër të axhendës së tij) vendosi se politikanëve u lejohet të thonë çfarë të duan rreth njëri-tjetrit.

Ah, korrupsioni… Mendoj se kjo do të shkonte së bashku me Norman Wisdom dhe me mafian shqiptare, si një karikaturë dembele e këtij vendi. Është një problem, pa dyshim, siç është edhe në shumë vende të tjera. Por, është një problem që po gjen zgjidhje e nëse Rama do të ketë sukses në planin e tij për vetingun e gjyqtarëve, një linjë e fortë ndarëse e zgjedhjeve të shkuara, do të ishte një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm përpara për Shqipërinë, një hap që po shikohet me vëmendje të madhe nga organizatat ndërkombëtare që mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Ekziston një arsye përse të gjithë këta ekspertë të njohur nga e gjithë bota dolën vullnetarë për të qenë në takimin që përcaktoi linjat e mandatit të dytë të Ramës. Kjo është shumë e rëndësishme, në një rajon historikisht të paqëndrueshëm, me të, një lider të rëndësishëm brenda tij. Liderja më e rëndësishme në Europë, Angela Merkel, ka zhvilluar një interes të posaçëm për të dhe ka luajtur një rol aktiv në inkurajimin e afrimit shqiptaro-serb. Kur të dy kryeministrat respektivë vizituan dy kryeqytetet e njëri-tjetrit, edhe pas një incidenti të dhunshëm të një ndeshje futbolli, kur tifozët shqiptarë ulën me një dron një flamur kombëtar në fushën e Beogradit, duke i dhënë kështu jetë një zënke midis dy ekipeve që bëri që ndeshja të anullohej, kjo ishte hera e parë që ata takoheshin në 68 vjet. Papa vizitoi vendin dhe ndonëse Shqipëria është një vend musliman, një bust i tij u ngrit pranë zyrës së Kryeministrit… më vjen keq për Normanin.

Si çdo vend tjetër europian me optimizëm dhe shpresë tek e ardhmja, Shqipëria dëshiron që të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe edhe vetë procesi i përgatitjes për statusin e vendit kandidat, e tanimë për hapjen e negociatave, ka qenë një “lokomitivë” e rëndësishme ndryshimi, që është i dukshëm për çdo vizitor jofrekuent, si puna ime. Shumë ndërtesa ilegale janë prishur, teksa një regjistër i plotë për tokën po përgatitet, strofulla bixhozi e ferma kanabisi janë mbyllur, një fushatë agresive për mbledhjen e taksave dhe parandalimin e vjedhjes së energjisë është duke shtyrë numrat ekonomikë në drejtimin e duhur. Hotele të reja janë duke lulëzuar, teksa industria e turizmit zhvillohet.

Kur u takova me Ramën, këshilltari i tij tjetër kryesor, së bashku me Endri Fugën ishte Erion Veliaj, i cili nga pamja dhe nga energjia ngjan pak si Justin Trudeau (kryeministër i Kanadasë). Sot ai është kryetar i Bashkisë së Tiranës, e si i tillë ka mbikqyrur një transformim të jashtëzakonshëm të qendrës së qytetit, me një shesh gjigant këmbësorësh në zemër të tij. E nëse ka nga ata që janë tunduar nga shkrimi im, por që nuk mund të imagjinojnë ditën pa kurset e tyre të jogës, Veliaj ka hapur klasa joge në natyrë, në parkun e madh pranë liqenit, ku me qindra njerëz po marrin pjesë. Ndërkohë, jam duke u përpjekur që të bind kreun e “Great North Run”, Brendan Foster që të organizojë një “Great Tirana Run” dhe që të bindë botën e çiklizmit për të mbajtur një “Tour d”Albanie”. Etapa të mrekullueshme malore janë të siguruara.

Mbetet përsëri një vend i varfër me standardet tona. Sfida të mëdha ekonomike mbeten përpara, por është një vend i gjithi në lëvizje. Investimet e huaja janë në rritje. Anembanë vendit po bëhen eksplorime nafte dhe gazi. Shumë projekte të rëndësishme infrastrukture janë duke u zbatuar. Njëri prej tyre, një stadium i ri kombëtar prej 23 mijë vendesh është duke u ndërtuar mbi rrënojat e stadiumit të vjetër, ku Wisdom dhe Beckham u duartrokitën nga shqiptarët.

Ju këshilloj që të shkoni dhe ta njihni vetë. Do të përfundoni duke e dashuruar po aq saç e dashuroj unë. Jua premtoj!

Linku origjinal: http://www.alastaircampbell.org/blog/2017/07/30/if-you-havent-booked-a-holiday-yet-you-should-try-albania-promise/

*Shkrimi është botuar edhe tek “The New European”. Alistair Campbell është ish-këshilltar i kryeministrit britanik, Tony Blair

19 komente në “Drogë, prostituta, pengmarrje, trafikimin njerëzish? Shkoni njëherë në Shqipëri dhe….”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Ore ti rrofsh per rreklamenqe na ben
    Po’ se da na ka kushtu rreklamenqe de dime.
    Hajde mo per ramen deri ne nje fare vendi
    Po’ kur fillove dhe per veline
    U diktove
    Themi ne shqiptaret.

    1. me thene te drejten says:

      Si gjithmone te huajt edhe kur jane dashamires ndaj shqiptareve,perseri jane shume te painformuar. Ja disa pasaktesi fare fillestare qe thote shkruesi anglez :
      1. Pitkini nuk ishte aspak “aktori i vetem perendimor” qe pelqehej ne Shqiperine e para ’90-tes! Te thuash kete duhet te kesh mangesi te medha ne informacion. Ne Shqiperine e asaj periudhe shume aktore te huaj kane qene shume te njohur dhe te dashur (jo vetem Olio dhe Stelio meqe jemi te humori,apo Ben Hill) por sidomos kinematografia franceze dhe italiane (por edhe te tjere) ka qene shume e ndjekur ne Shqiperi, ku filmat e huaj ndiqeshin vazhdimisht neper kinemate e Shqiperise dhe natyrisht edhe ne TV.
      2. Gjate periudhes se “regjjimit brutal te Hoxhes” jo vetem qe nuk kishim nje jetegjatesi te shkurter sic thote shruajtesi anglez,por pikerisht te kunderten. Statistikat atehere nuk kishin shanc te ishin te manipuluara dhe Shqiperia arriti jetegjatesine maksimale qe ka arritur deri me sot (72 vjec), jetegjatesi kjo qe nuk eshte arritur me sot! E ne ate kohe popullsia rinore e Shqiperise ishte shume me shume e larte dhe gjallerore se sot!!! Duhet te jesh shume i painformuar qe te thuash keto pasaktesira qe duket se jane pasoje e propagandes idioteske “anrikomuniste” qe eshte kthyer ne mode qesharake ne realitetin e sotem shqiptar.
      3. Duhet te jesh shume i painformuar qe te thuash se “Shqiperia eshte nje vend mysliman…”!!! Si ka mundesi te mos kete kaq indormacion ky shkruesi anglez!? Le ti leme ato qe psh di madje edhe cdo femije kopshti ne Shqiperi : qe shqiptaret jane ne shumice absolute ateiste dhe agnostike,pra qe nuk e njohin ose nuk duan t’ja dine per “zotin”. Por te pakten tradicionalisht dihet se ne Shqiperi ka 4 komunitete te medha fetare : myslimanet,orthodhokset,bektashinjte,katoliket dhe nje komunitet me i vogel protestantet. Por ky shkruesi anglez a nuk a ka marre info te pakten per kryeministrin Edi Rama qe po takonte,qe eshte nga nje familje 3/4 orthodhokse dhe 1/4 katolike dhe qe vete eshte pagezuar katolik dhe qe ka nje bashkeshorte qe eshte nga nje familje myslimane!!! As kaq INFORMACION nuk kishte ky shkruesi anglez!?
      4. …
      ?

      1. Raimond vlonjati says:

        Ju dy hajvanet e mesiperm !

        Nuk e kuptoni qe shkrimi eshte bere per ti dhene nje imazh ne ritje pozitive Shqiperise dhe natyrisht duke e kritikuar te kaluaren komuniste, sepse komunizmin nuk e pranon askush ne Perendim per pozitivizem
        Pavaresisht se ne komunizem ka pasur shume ane pozitive Shqiperia

        Pra nuk duhet te merreni me ato “pasaktesite ” qe jane gjera periferike fare,por duhet te shikoni thelbin e artikullit dhe thelbi kuptohet lehtesisht se esht nje vitrine optimiste per jeten dhe turizmin ne Shqiperi ..C’ka dhe eshte e vertete ne fund te fundit, por Zoteria e ka skalitur KETE TE VERTETE ,me mendimin e tij inteligjent e te fuqishem intelektualisht

        Dhe pikerisht kjo vitrine progresi perballe Europes na duhet neve ne keto kohe,QE TE NJIHEN VLERAT TONA REALE SI POPULL DHE SI NATYRE E VENDIT TONE
        dhe zoteria , autor i shkrimit, na i ka dhene me gjithe zemer ,ME TE DYJA DUART dhe duhet ti themi FALEMINDERIT ME GJITHE ZEMER : THANK YOU FROM THE BOTTOM OF OUR HEARTS !

        By the way, I remember a great interview of Norman , when i he was in Tirana -hahahahaha -Becuase the journalist , was a beautiful girl and she was interviewing Mr.Norman in Albanian tv ( Now I’m laughing out loud)
        The first quesiton she asked to Norman was this : What do you think about Albanian People ? hahahaha o Man
        And Norman answered : I love Albanian people, especially Albanian girls -hahahaahaha u dhivaa hahahaha Ishte i papare fare , I paparashikueshem
        Than , He began to get closer to her , teasing her … hahahahaha -He was outrageously funny
        Next day , all young people were talking and laughing about his interview

        Ok, Great Britain for Greater Albania hahahaha Peace out !

        1. me thene te drejten says:

          Ti HAJVAN provincial me komplekse inferioriteti!
          Une e shoh shkrimin nga kendveshtrimi im dhe jo nga kendveshtrimi i cdo idioti qe do ishte i lumtur “po te shahej komunizmi”! S’ka asnje lidhje me “komunizmin” fakti i padiskutueshem qe Pitkini nuk ka qene i “vetmi aktor perendimor” i simpatizuar ne Shqiperine e para ’90-es!!! S’ka asnje lidhje me “komunizmin” fakti i padiskutueshem qe Shqiperia ka patur dhe vazhdon te kete nje popullsi rinore!!! S’ka aq me teper asnje lidhje me “komunizmin” fakti i padiskutueshem qe Shqiperia nuk ka qene e nuk eshte nje “vend mysliman”!!!
          Po ti je aq i trashe dhe delirant sa nuk kupton se objeksionet e mia per shkrimin kishin te benin jo me shkruesin anglez,por me informatoret shqiptare qe i kane dhene atij informacionet! A kupton!? Me siguri informatoret kane qene me komplekse inferioriteti dhe me delire “antikomuniste” si puna jote o Rajmond katunari!
          KAQOL!!!

  2. nn says:

    SHUME FALEMINDERIT QE SHKRUAN FJALE TE MIRA PER VENDIN TONE !!!!

  3. TruthHurts says:

    Ehhhh bote e felliqur me cmim e synim cdo fjale e shkruar dhe e paguar mire nga Rama….Ky Alistair eshte me shume nam ne UK…nuk vlen te them me shume…fuckit…

  4. Adelina Greca says:

    Nga prapanica e kapelanit, u degjua nje “perrrrrr” i fuqishem saqe pajtoni shtangu ne vend..

    1. shih shih says:

      Ku ndali pajtoni!? Te semafori ku ti punon ?

  5. like says:

    alastair cambell eshte mbase mjeshtri me i madh spin doctor. por a luan dot ai me hilet e shqiptarve?

  6. Renaldo Bregu says:

    Maja e lobimit,
    Nje artikull briland, e shprehjes se bashkepunimit me Lidere Shtetesh, duke dhene opinion dhe fakte me nje natyre fine lobimi te shumekerkuar nga cdo kush.

    Bukur, i eshte vene theksi me finese duke ja rritur vlerat edhe me tej asaj qe ka Shqiperia, por kryesorja eshte Roli i Shqiperise ne Ballkan, cka ketu nga brenda shoqerise nuk kuptohet, nuk dallohet Politika Brilante e Ramiut (Edi Rama) ne rolin dhe peshen qe ka arritur Shqiperia ne politiken e Ballkanit.

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Hahaha
    Adelina Greca.

  8. Emigrant says:

    Zoti Campbell, Falemnderit per fjalet e mira dhe simpatine qe shprehni per vendin tim. Shpresoj te ndihmoni me tej per perhapjne e te vertetave ndaj popullit shqiptar dhe Shqiperise. Gjuha kocka s’ka, themi ne, por kocka thyen. Ju po beni pikerisht kete, po ndihmoni te shperbehet genjeshtra dhe te zbardhet e verteta. Populli shqiptar duhet te perpiqet shume te zere vendin qe meriton midis popujve europiane, por ka nevoje per ndihme. falemnderit per ndihmen tuaj.

  9. Lili says:

    Ah mos e fyeni TRudeau qe e ka fisnikerine ne ADNN
    Sapo per kete e vetmja pyetje qe vlen eshte sa i ka kushtuar ky xhepit tone se ma taxat tona paguhet si , keshillatr, e me sa di une tarifat e tij jane bukur te nalta….
    Di kush ne kete qeveri transparente ku kemi mundesi me gjet sa keshilltare kemi e sa paguhen ato nga taxat tone: eshte e drejta jone me ditur a kemi ma shume keshilltare se ministra ne qeveri?
    eshte mire mos me pasur 10 ministra 100 institucione po eshte edhe ma mire mos me pasur 10 ministra e 100 keshilltare!

  10. sali Serbi says:

    Ore idiot qe ka shkkruar kete artikull. Deri tek ajo qe Shqiperia nuk eshte siç thuhet rendom ne perendim nuk e ke dhe aq keq por çfaj ka Enveri qe e donte artistin Anglez sepse ai ne filmat e tij e shikonte shoqerine te ndare ne Klasa. Ti ose je vertete idiot nga kjo pikpamje ose edhe pse nuk je i tille,ben sikur nuk e kupton qe ne kete bote ka mbi 2000 vjet qe flitet per te pasur dhe te varfer dhe qe ata luftojne panderprere kunder njeri tjetrit. Trajtimi qe i ben historia e njerzimit kesaj lufte nuk eshte nje shpikje e Enverit por eshte nje realitet qe driteshkurter si ty nuk duan ta shikojne sepse me sa duket u vjen pas haterit ose interesit qe ta fshehin dhe te kerkojne harmonine e klasave qe ne fakt jane gjithmone ne lufte.

  11. doktorr-plera says:

    Adelina Greca, nji korrigjim, “perrrrrr” i fuqishem nuk quhet ………….”bbuuuuuuummmmmmm” i fuqishem edhe ba vaki ahahahahaha

    e ke lan te forte

  12. J says:

    Shqipëria është e mirë për të huajt , por ajo është ferr i vërtetë për shqiptarët. Kjo është arsyeja që lashë nënshtetësinë shqiptare se mbase si i huaj do të mund të jem i respektuar në atdheun e dashur.

  13. Alb says:

    Ruaje zot shqiiperine nga turistet britanike !!
    Ky artikullshkruesi kujton se shqiptaret dhe Shqiperia sot ne 2017 jane po ata shqiptaret e enverit qe genjeheshin me camcakiza dhe pitkinin. Sa per krim,droge shthurje totale,prostitucion, injorance e analfabetizem e familje te shkaterruara ky artikillshkruesi e di me mire !!
    Nqs do te behej nje eksperiment se si mund te denigroj nje shoqeri me te gjitha format qe mund te imagjinohen nuk ka nevoje ta besh.
    Eshte shoqeria britanike shembulli me konkret.

  14. Bido Sitica says:

    O laluci i Ferrasit,cfare m….ke me kryetarin e se bashkise se Tiranes,i renditur ne 40 kryetaret me te mire ne Bote? Ik or i shkrete andej nga Hidrovori ose Pish Poro dhe kam bretkoca,se per ate pune jeni ju lalet e Myzeqese.Ke tru ti te kapesh me intelektualet e rangut te larte europian e boteror.
    Bajge lope laramane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje