“Ferri i Dutertes,” filmi dokumentar i Aaron Goodman dhe Luis *ang tregon imazhet e forta të pasojave të luftës që presidenti i Filipineve i ka shpallur drogës në vend.
Një vit më parë, Rodrigo Duterte deklaroi luftë ndaj çdokujt që kapej duke shitur, përdorur, apo edhe thjesht mbajtur drogë, duke iu dhënë të drejtë shtetasve të tij, t’i qëllojnë për vdekje këta persona.
Pasojat një vit më pas, janë 7 000 të vdekur, midis të cilëve edhe mjaft minorenë.
Duterte është shprehur se do të ishte i lumtur, nëse do të arrinte të shfaroste tre milionë përdorues droge në vend, ndërsa e ka krahasuar veten me Adolf Hitlerin.
“Hitleri masakroi tre milionë hebrenj. Tashmë kemi tre milionë përdorues droge në Filipine. Do të isha i lumtur t’i asgjësoja.”
E vlla . Ti qenke per ne.