Dhënia e lejeve të qarkullimit për makinat mund të jepet me koncesion.
Burime zyrtare pranë Ministrisë së Transporteve thanë për Report TV se kjo ministri po shqyrton një ofertë të ardhur nga një kompani gjermane, e cila kërkon që të administrojë këtë shërbim që deri tani jepet nga Drejtoria e Transportit Rrugor.
Kompania gjermane i është ofruar vetë shtetit shqiptar dhe shpreh interesin për të administruar procesin e dhënies së lejeve të qarkullimit.
Kjo do të thotë se, një person kur blen një makinë dhe kërkon nxjerrjen e lejes së qarkullimit, nuk do të shkojë më Pranë Drejtorisë së Transporteve, por tek zyra rajonale e kësaj kompanie koncesionare.
Kjo kompani, kundrejt pagesës do të orfojë këtë shërbim që deri më tani qytetarët e merrnin në sportelet shtetërore.
Zyrtarisht, Ministria e Transporteve thotë se në zbatim të ligjit, është e detyruar të shqyrtojë kërkesën.
Ky shqyrtim ka nisur së bashku me Agjencinë Kombëtare të Trajtimit të Koncesioneve dhe ende nuk është marrë një vendim nëse do të pranohet ose jo oferta e kompanisë gjermane.
Puna e shqyrtimit të ofertës po shkon drejt fundit, teksa kompania mësohet se ka ofruar cmim shërbimi të njëjtë me atë që qytetarët paguajnë sot pranë sporteleve shtetërore.
Kjo procedurë bazohet në një vendim të Këshillit të Ministrave të tetorit të vitit 2015, ku autorizohej Ministria e Transportit që të përzgjedhë një firmë private për të dhënë lejet e qarkullimit.
E ka kerkuar kompania apo Keshilli i Ministrave ka autorizuar Ministrine e Transportit te perzgjedhe nje kompani?
Pse nuk beni nje kocesion qe te paguajme sa here qe marrim fryme. Edhe ju beni rehat se merrni leke pafund dhe neve nuk na lodhni me kete liste pafund koncesionesh
Si ne gjithe Evropen, kete pune e bejne shume mire kompanite e sigurimit. Perse duhet te jepet me koncesion nje sherbim kaq i thjeshte.
jepini ujtin e zi nxirrini..boni gati dopion e lekeve qe paguni sot