Shkrim në vijim, i 15 prillit 1903, botuar në gjuhën frënge nga gazeta armene, «Pro Armenia», ilustron bisedën mes patriotit shqiptar, Isa Boletini, dhe, sulltanit turk, Abdul Hamid.
Ky shkëmbim është marrë asokohe në gazetën shqiptare, «L’Albanie», me vendodhje në Gjenevë (Zvicër). Kjo e fundit e ka siguruar atë nëpërmjet korrespondentit të saj në Turqi.
Ja biseda në vijim:
Abdul Hamid: Mirësevini Isa Beu.
Isa Beu: Unë s’kuptoj haldupishte! (Unë s’kuptoj turqisht).
Abdul Hamid (i drejtohet eunukut të tij): Sill Tahir pashën (ky është një shqiptar shumë injorant, besnik i tiranit, drejtues i garnizonit shqiptar në pallat).
Tahir pasha hyn.
Abdul Hamid: Tahir pasha, uroni Isa beut mirëseardhjen nga ana ime.
Tahir pasha: Isa beu, Lart Madhnia e Tij thotë mirëserdhe.
Abdul Hamid: Tahir pasha pyesni Isa beun përse ai është kundra kaurëve (shprehje me të cilin turqit quanin me përbuzje ata që nuk ishin të fesë myslimane, pra një fyerje e Sulltanit ndaj të krishterëve).
Isa Beu: Tahir pasha, i thoni Madhërisë së Tij se nuk e kuptoj fare këtë fjalë «kaur»; unë kuptoj fjalët mysliman dhe katolik.
Abdul Hamid: Kaur do të thotë armik i fesë sonë; të gjithë të krishterët janë armiqtë tanë.
Isa Beu: Ne, ne jemi shqiptarët, ne kemi një atdhe ku populli shqiptar përbëhet nga tri fe. Pra, si mundet që shqiptarët katolikë të jenë armiqtë tanë? Gjatë luftës dhe pas luftës ruso – turke, shqiptarët, pa dallim feje, morën armët kundra armiqve. Ne kemi luftuar së bashku me njëri – tjetrin kundër të gjithëve.
Abdul Hamid: Le ta mbyllim këtë diskutim të pavlerë. Përse Isa bej nuk e dëshiron konsullin rus të vendoset në Mitrovicë ?
Isa Beu: Çështja e konsullit rus është një çështje tërësisht politike. Ne, shqiptarët, nuk duam të kemi në zemër të atdheut shqiptar një fole sllave, aty ku nuk ekziston qoftë edhe një rus. Vendosja e konsullatës ruse në Shqipërinë veriore, si në rastin e Mitrovicës do të shkaktojë me kalimin e kohës trazira të mëdha mes shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë. Rusia dëshiron të shkaktojë gjithmonë trazira në Ballkan, dhe jo të kontribuojë për paqen. Në qoftë se Madhëria e Tij dëshiron të na trembë me kozakët e rusisë, të cilët thuhet së do të vijnë me konsullin në Mitrovicë, shqiptarët do t’i shporrin me qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre kombëtare.
Abdul Hamid: Kjo nuk është e vërtetë. Ju lutem, Isa bej, të paktën, lëreni konsullin të vijë i vetëm, që të mos kemi probleme me moskovitët (term ofendues në turqisht ndaj rusëve).
Isa Beu: Ne e pranojmë konsullin me qëllim për të përmbushur dëshirën e sovranit tonë (komunikim diplomatik); por ne nuk duam të shohim tek ne kozakët; rojet e konsullatës do të jenë bashkatdhetarët tanë.
Abdul Hamid: Shumë mirë, shumë mirë, shumë mirë! Ne do t’i shkruajmë menjëherë ambasadorit rus. Unë jam shumë i kënaqur prej jush. A dëshironi që të ju bëj pasha në pallatin tim, pranë meje ? Do të keni të holla, shërbëtorë, etj.
Isa Beu: Jo Madhëri. Unë preferoj të qëndroj pranë fëmijëve, prindërve dhe bashëkombasve të mi, duke punuar me ndershmëri në vendin tim për të siguruar jetesën e familjes sime. Ju falenderoj për bujarinë ndaj shërbëtorit tuaj (Dihet shkëmbim diplomatik).
Abdul Hamid: Ju lutem edhe një herë, Isa Beu, mos krijoni trazira dhe demostrata kundër rusëve. Udhë e mbarë, Isa Beu. Përshëndetni nga ana ime të gjithë shqiptarët e mi që i dua shumë?!!!
Isa Beu, pas një nderimi mjaft urryes, largohet nga pallati./Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)
Hahhahahahahahahahahahahahaha cfare ishe Kjo perralle do ja Lexoj dhe Cunit tim.
Lexoja cunit qe te behet edhe ai idjot si babai i tij.
Isa Boletini eshte nje figure aq madhore sa qe disa si puna jote nuk i arrijne as ke gishti i vogel i kembes.
Nje tjeter histori e tij eshte me Antoni Iden (Anthony Eden) qe ka qene Sekretari britanik (minnistri I jashtem) i Foreign Office kur Isa Boletini shoqeronte Ismail Qemalin ne udhetimin e tyre per te kerkuar njohjen e shtetit te ri Shqiptar ne Londer.
Delegacionit shqiptar ju kerkua qe te dorezonin armet para se te hynin ne zyren e ministrit dhe Isa jone dorezoi armen e brezit. Kur Antoni Eden si me shaka i tha Isait se si ka mundesi qe juve nuk ju carmatosi dot as sulltani dhe as sllavi, por ju carmatosi nje roje e thjeshte ketu ne Londer, Isa Boletini, duke nxjerre nje pistolete qe e kishte future ne xhep, i tha: “Jo besa as ketu ne Londer nuk ka me me carmatos askush”.
Antoni Ideni e ka shruar kete episod ne kujtimet e tija ku flet me admirim per patriotin tone te madh.
Ja sa payriot te vendosuf ka patur ky dhe!
Po sot?
Udheheqesit tane duan vetem e vetem pasuri!
Pse?
Qe ta marrin me vete ne varr.
Ideal primitiv nderkohe qe u eshte afruar nje dhurata sh e cmuar!:
Mundesia per t”u kujtuar nder breza si Isa dhe sh te tjere.
Sa te vegjel!!!!!!
Ja sa patriote te vendosufr ka patur ky dhe!
Po sot?
Udheheqesit tane duan vetem e vetem pasuri!
Pse?
Qe ta marrin me vete ne varr.
Ideal primitiv nderkohe qe u eshte afruar nje dhurata sh e cmuar!:
Mundesia per t”u kujtuar nder breza si Isa dhe sh te tjere.
Sa te vegjel!!!!!!
Pordha gomeresh.