Alarmi nga zjarret, pas Greqisë Bushati kërkon ndihmë edhe nga Italia. Avionë nga fqinjët për shuarjen e flakëve

3 Gusht 2017, 13:30Kronika TEMA
Alarmi nga zjarret, pas Greqisë Bushati kërkon ndihmë edhe nga

Situata kritike e zjarrev që ka përfshirëv ditët e fundit vendin tone, ku përditë sipërfaqe të tëra po shkrumbohen dhe në shumë raste pamundësia për nderhyrje me mjetet e duhura ka berë që autoritetet përpos apelimit për ndërgjegjësim, të kërkojnë edhe ndihmën e shtetve fqinje.

Burime nga Ministria e Jashtme konfirmojne se Ditmir Bushati ka kontaktuar me homologun e tij grek duke i kërkuar ndihmë me avion për shuarjen e flakëve.

Mesohet se pas bisedës ai ka marrë mbeshtetjen e homologut të vendit fiqnj.

“Duke siguruar mbështetjen e tyre do të nisen dy avion zjarrëfikës nga Korfuzi për të ndihmuar përpjekjet e zjarrfikëseve shqiptare”- njofton Ministria Jashtme.

Pas bisedes me Kotzias, Bushati kerkoi ndihmë edhe nga homologu italian Angelino Alfano.

Gjithashtu, mësohet se mbrëmjen e sotme nga Puglia do të nisin avionet e tyre zjarrfikës për të dhënë ndihmën e tyre në fikjen e zjarreve.

1 komente në “Alarmi nga zjarret, pas Greqisë Bushati kërkon ndihmë edhe nga Italia. Avionë nga fqinjët për shuarjen e flakëve”

  1. Arber jonian says:

    Po vet pse bridhni e shpenzoni taksat tona , dhe nuk blini gjithcka i nevoitet shtetit , qe nga zjarrfikset , ambulanca, avion per fikje zjarri etj etj , lypsa ngelet mot e jete o germadha , si nuk ju vjen turp , por kini dhe te drejt nga nje ane , se dhe fytyra Juaj na kujton sirtarim pa buke o zotlliu bushati, na e shpifet mor ju befte dreqi pragun !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje