Ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj në një status në Facebook, ka deklaruar se nga zjarrëvënie e qëllimshme po cënohet siguria kombëtare dhe po dëmtohet pasuria jonë pyjore.
Demiraj ka thënë gjithashtu se personat që janë përgjegjës për zjarrëvëniet e qëllimshme do të kapen dhe dë të dënohen me ashpërsi.
Statusi i plotë i Demirajt:
Te nderuar miq!
I nxehti ka bere qe me vendin tone per tashme dy muaj te kete shume zjarre. Drejtoria e pergjithshme e emergjencave civile, zjarrfikesit, policia e shtetit, forcat e armatosura, bashkite, prefekturat po punojne nate e dite per te vendosur situaten nen kontroll.
Inkurajoj te gjitha keto struktura qe po luftojne me zjarret ne cdo cep te territorit per te shpetuar njerezit dhe pasurine kombetare.
Zjarrevenia e qellimshme rrezikon sigurine kombetare dhe pergjegjesit do te kapen e denohen ashpersisht.