Imazhi i SHBA-së në botë është ndoshta në kuotat më të ulëta.
Një vëzhgim i kryer nga Pew Research Center, kryer në 30 vende në vitin 2013 dhe tani, pra 4 vite më pas, dëshmon për rritjen e një fryme antiamerikane në mbarë globin. 38% e njerëzve mendojnë se SHBA pëërbën kërcënim kryesor për vendin e tyre, krahasuar me 13% që ishte kjo shifër në vitin 2013.
Për krahasim, shqetësuese shihet edhe rritja e fuqisë dhe ndikimit rus dhe kinez në botë, por ndryshimi qëndron në faktin se perceptimi për rrezikun I atribuohet një fuqie që e konsideron veten demokratike dhe mbrojtëse të të drejtave të njeriut.
Sondazhi ka identifikuar si kërcënim kryesor në perceptimin e njerëzve ISIS, ndryshimet klimaterike, krizën ekonomike etj., por shqetësimi nga politika amerikane është rritur në 21 vende nga 30 të vëzhguara. Rritja më e madhe është verifikuar në Spanjë(42%), Kili, Turqi dhe Gana.
Problematike shfaqet situata edhe në vendet aleate me SHBA ku perceptimi po ndryshon si p.sh në Australi, Britaninë e Madhe, Kanada, Gjermani, Suedi, Francë dhe Hollandë.
Për ironi në Rusi perceptimi për kërcënim nuk ka ndryshuar nga viti 2013 e deri më tani, ndërkohë që njerëzit në vende si Polonia, India, ai është ulur me 8%.
Turqia është vendi ku njerëzit e mendojnë SHBA-në si kërcënimin kryesor (72%), një shifër që flet shumë për atë që ka gjeneruar grushti i shtetit i vitit 2015 dhe lufta në Siri.
http://www.pewresearch.org/fact-tank/2017/08/01/u-s-power-and-influence-…
Desheroj te bej nje koment per nje nga superfuqite me inteligjente dhe me te frikshme ne planet, Kinen. Kina eshte bere pushtuesi me inteligjent nga te tre superfuqite e medha. te botes Nese shikon strategjine e Kines ajo eshte ‘te dergoje emigrante dhe biznesmene kinez ne cdo cep te globit. Kete Kina e ben per disa aresye: E Para, te ule numrin e njerezve qe jetojne ne Kine. Kjo per aresye se Kina eshte ne nje krize te madhe per uje dhe hapesire ekonomike (toka, kafshe ushqimi, perime, fruta e shume te tjera). Thjesht, eshte e pamundur te ushqesh 1.3 miliard njerez. Se dyti, Kina me biznesmenet e saj po blen toka dhe prona ne gjithe boten. Te gjitha keto toka dhe prona i sherbejne Kines si lende e pare per te mbeshtetur njerezit qe ka ne Kine. Se treti, kinezet e emigruar ne vendet Perendimore dhe femijet e lindur ne keto vende po futen ne administraten dhe drejtimin e vendeve qe kane lindur. Si nje shembull, mund ta shikoni lehte qe tre diplomate te larte amerikane ne Shqiperi kane origjine kineze. Ju lumte. Se katerti, pasi Kina kishte ndaluar me ligj lindjen e me shume se nje femije pasi i nisi ne emigracion me qindra miline kineze ne te gjithe boten tani ju tha shumohuni. Beni me shume se nje femije. Kinezet tani po bejne 2-3 ose me shume femije ne boten Perendimore dhe ne Kine. Kina po pushton boten ne menyre inteligjente dhe te heshtur. Pa nevojen e pushtimit, pa nevojen e bombave, pa nevojen e urrejtjes. Po investon, po dergon emigrante ne mase (madje emigrante te kulturuar). Se pesti, kinezet punojne ne cdo laborator shkoncor Perendimor si studente apo si punonjes te perhershem. Kjo ben qe Kina te jete e informuar per te gjitha teknologjite qe zhvillohen ose jane ne proces zhvillimi ne te gjithe boten e zhvilluar. Kjo strategji inteligjente e Kines nuk duket te jete zbuluar nga Perendimi dhe Perendimi po e ha karremin me embelsi. Po vjen dita kur gjysma e botes do te filloje te flase kinezce. Nuk eshte per te qeshur dhe cuditur. E bija e Presidentit aktual te Amerikes po i meson te bijes te flase kinezce. Se fundi, Kina po ashtu po perpiqet te rrise siperfaqen e saj te detit duke ngritur ishuj dhe se fundmi duke kercenuar fqinjet e saj me force dhe me zhvillmet ne fushen e armatimit. Kina ka zhvilluar mjetet e luftes ne nje mase te frikshme. Teknologjite e saj jane jo me pak me vlere se ato te dy superfuqive te tjera te medha. Madje edhe me te mira ne disa fusha. Bota po behet me shume e frikshme per te jetuar.
Ska me budallenj