Politika amerikane kundër imigrimit ilegal nën presidentin Trump është ashpërsuar, por tani ndërmerret edhe një hap tjetër. Trump do të reduktojë ndjeshëm edhe imigracionin legal në SHBA.
Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon një ndryshim të ligjeve të imigracionit në SHBA, që prekin lejet e përhershme të qëndrimit në Amerikë, të ashtuquajturat Green Cards.
Ato do të ulen ndjeshëm në vetëm 500.000 leje në vit. Kjo do të thotë përgjysmimi i lejeve që janë dhënë deri më tani.
Në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri fjalë për “një nga reformat më të rëndësishme të sistemit të imigrimit brenda një gjysmë shekulli”.
Trump: Punëtorët e pakualifikuar u marrin punën amerikanëve
Ligji parashikon që në të ardhmen, dhënia e Green Card-eve të bëhet në bazë të një sistemi pikësh si në Australi e Kanada, të cilat vlerësojnë aftësitë e kandidatëve.
Trump tha, se sistemi i ri do të vlerësojë ata të huaj që flasin mirë anglisht, kanë cilësi profesionale të caktuara dhe që mund të kujdesen për veten e fëmijët e tyre, tha Trump.
Trump kritikoi sistemin e deritanishëm, që jepet me llotari ose që preferon vetëm ata të huaj, që kanë lidhje familjare me SHBA-në.
Në këtë mënyrë vijnë në vend shumë të huaj të huaj të pakualifikuar, që u marrin punën amerikanëve.
Sipas Trump kjo rëndon “punëtorët amerikanë, taksapaguesit dhe burimet e komunave”.
Nëse në të ardhmen vijnë më pak të pakualifikuar që shtyhen në tregun amerikan të punës, kjo krijon shanse për punëtorët amerikanë.
Projektligji i ri i përgatitur nga senatorët Tom Cotton dhe David Perdue parashikon shpërndarjen e më pak lejeve të qëndrimit për refugjatët deri në 50.000 në vit.
Që nga ardhja në pushtet e Trumpit, qeveria amerikane vepron masivisht kundër emigrantëve ilegalë në vend.
la/(dpa/afp)
I redaktoni shkrimet perpara se ti publikoni? Tani mund te na e shpjegoni, se cila eshte shifra e sakte e dhenieve te lejeve te qendrimit, ne vit, 500 mije apo 50 mije? I keni shkruajtur te dy shifrat. Perse shkruani ne titull qe qenka lajm i keq per shqiptaret? Jeni ne vete ju gazetaruce, qe shkruani te tilla idiotesira? Per njerez me trurin si gazetaret shqiptare, nuk ka kerkesa ne boten e zhvilluar. Rrini me mire aty ne katund dhe jepuni mend katundareve, sepse vetem ata ju degjojne me vemendje.
Je ti që nuk kupton atë që lexon. Mos ngatërro emigrantët me refugjatët
Ti duhet te jesh ne te njejtin nivel shkollimi ashtu si edhe keta qe shkruajne keto idiotesira. Jane 55 mije green cards çdo vit qe jepen per te gjithe pjesen tjeter te botes dhe jo 500 mije. Perpara se te replikosh, te keshilloj qe te informohesh mire nje here.
Keni te drejte pjeserisht zoteri.
Dhenja e vizave te udhetimit dhe kartes jeshile, mandatohet me nje numer te caktuar nga Kongresi cdo vit. Numri i vizave te lejuara ne vit eshte 55 mije, por qe asnje vit nuk plotesohet kjo kuote. Kartat jeshile qe leshohen si rezultat i bashkimit familjar nuk jane pjese e kuotes 55 mije ne vit.
Ky lajm nuk ka te beje vetem per shqiptaret, por ku ka gazetare kazani te dale nga “Harvard” shqiptar si Vitrina, Kristali e shume e shume te tjere te kesaj natyre, keshtu eshte.
Oboboooo Ć’lajm i Kobshëm. Amerika nuk do ta ‘shkretëtoj’ më Shqipërinë. Oooo Burdallenj Gazetarë e kuptoni psenë?????? Shqipëria ka mbetur ne kete stat. Sepse u Boshatis u harrua si vend. Gjith ajo Popullsi mënde puntore e fizike u largua. E lanë gjysëm te vdekur ose me mir të themi gjëndie Kome
dite te keqija per korraket sunite……………….Ameriki nuk fale!
Ja hodhi bythes per vehte Donaldi , e mori gren carten ,….. dhe tani po behet me amerikan se amerikanet. Po edhe ti emigrant ke qene o mavri ……po thuaj ra xholi te gogoli.
Ku eshte lajmi i keq ketu ?
Tamam kazan mediatik. Ky eshte lajm i mire per shqiptaret qe te bejne vendin e tyre dhe jo boten.
Pa frike shqiptare. E rregullon Lulezimi kete pune kur te vije ne pushtet ne vitin 2029.
Pse ky qenka lajm I keq????
A mundet artikullshkruesi apo shkruesja te na sqaroje pse qenka lajm I keq????
Per mua eshte lajm I mire, boll me me llotarine amerikane, Boll!!!
Me ne fund…shume mire e ka be se ka ikur lloj lloj fshatari e evgjiti e njerez qe vertete e meritojne rrijne e fryjne syte..BRAVO Z President TRUMP
Pse lajm i keq. Sa te kemi Ramiun dhe rilindjen kembe shqiptari nuk do iki.
Rendesi ka te shporresh ti, se Shqiperise njerez si puna juaj nuk I duhen.
Nuk kuptoj ku qendron problemi me vendimin e presidentit te amerikes…ai mendon per popullin e tij dhe per sigurine e vendit ku ai eshte president…ndersa shumica e shqipetareve, ne vend qe te mendojn per kombin e tyre dhe si mund ta permiresojne, rrin neper kafenera dhe harxhojne kohen kot…sic e tha edhe JFK, mos pyesni cfare mund te bej kombi yt per ty, por cfare mund te besh ti per kombin.
O Enter”” pse boll me llotarine apo ste ka dale ty dhe boll,nuk thua shyqyr te ikin njerzit ne nje vend ku kane pune dhe ndihmojne dhe familjaret e tjere .se shikon mjerimin ne shqiperi vriten per 5 mije lek