Nis shpërndarja e fondit financiar për kompensimin e pronave me kërkesë të veçantë, Qato: Ja si aplikoni

4 Gusht 2017, 11:54Ekonomia TEMA

Agjencia e Trajtimit të Pronave po shqyrton kërkesat për pagesa të përshpejtuara. Të gjithë ish-pronarët që kanë një faturë financiare mund të aplikojnë për paratë e kompensimit në një afat kohor nga 1 deri në 5 vjet. Ndërkohë Drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronave ka firmosur dje kompensimin e shtatë pronarëve që kanë kërkuar pagesa të përshpejtuara. Përmes një njoftimi Agjencia e Trajtimit të Pronave tha se ka përfunduar dje procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve për kompensim financiar me kërkesa të veçanta. “ATP bën me dije se aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e disa aplikimeve me objekt kompensimin financiar me kërkesë të veçantë dhe me anë të vendimeve të saj ka miratuar pranimin e 7 kërkesave të paraqitura nga subjektet e shpronësuar për kompensim financiar me kërkesë të veçantë”-bëhet e ditur në një njoftim për shtyp. “Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se: Për 6 aplikime, vendimet, e të cilave përfitojnë kompensim financiar, për 1 aplikim është vendosur përfundimi i procedimit administrativ. Bazuar në të dhënat e vendimeve, që kanë njohur të drejtën e kompensimit subjekteve të shpronësuar, shuma totale që do të shpërndahet është 8 046 499 lekë, fond, i cili do të mbulohet nga Buxheti i Shtetit. Për këto aplikime si rrjedhojë e implementimit të formulës së kompensimit të miratuar në Ligjin nr. 133/2015 buxhetit të shtetit i kursen një shumë prej 58 512 447 lekë”,-thuhet në njoftim.

Pagesat e përshpejtuara

Në ligji për pronat janë vendosur tre afate pagesash të përshpejtuara. Pagesë brenda një viti, brenda tre vjetësh dhe brenda pesë vjetësh. Për secilin variant në një VKM të posaçme është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti pronari merr 20 % të vlerës së faturës, për pagesën brenda tre viteve merr 30 % dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të gjithë subjektet që kanë një vendim përfundimtar kompensimi, pavarësisht rendit kronologjik të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP-së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht. Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure: nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimit financiar, jo më shumë se 1/3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimit financiar, të gjithë subjektet kërkues, të cilët shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë, duhet të aplikojnë pranë ATP-së brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimit financiar, pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP-ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësisht rendit kronologjik të vendimit dhe në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologjik i datës së vendimeve për këto aplikime.

Plotësimi i dosjes

Ish-pronarët që presin kompensim nga Agjencia e Trajtimit të Pronave duhet të dorëzojnë një dokument shtesë, deklaratë noteriale, e cila është parashikuar si ndryshim në një pikë të të gjithë formularëve. Në pikën katër të vendimit të qeverisë thuhet se në të gjithë formularët, që i bashkëlidhen vendimit, paragrafët e fundit ndryshohen, si më poshtë vijon: “marrje dijeni mbi efektet e formularit dhe dokumentacionit të paraqitur sipas kërkesave në këtë formular. Unë, i nënshkruari_, kam marrë dijeni dhe jam i vetëdijshëm se: a) Ky formular përbën dokument zyrtar që i drejtohet një organi shtetëror dhe i nënshtrohet verifikimit; b) Paraqitja e të dhënave të pavërteta, të pasakta ose fshehja e tyre sjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga çdo procedurë e mëtejshme si dhe përgjegjësi penale sipas ligjit; c) Me plotësimin e këtij formulari kam dhënë pëlqimin dhe autorizoj ATP-në për verifikimin e plotë të çdo të dhëne, informacioni dhe dokumentacioni që shoqëron këtë formular; ç) Trajtimi i të dhënave do të kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale”-thuhet në vendim. Më pas dokumenti noterial përcakton pasojat e deklarimit të rremë. “Duke qenë i vetëdijshëm për pasojat ligjore, në rast të vetëdeklarimeve të pavërteta, të pasakta ose fshehjen e tyre konfirmoj saktësinë e të dhënave të pasqyruara në dokumentacionin e paraqitur sipas kërkesave në këtë formular”,-thuhet në vendim. Qeveria, ngarkon Ministrinë e Drejtësisë dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronës për zbatimin e këtij vendimi.

Pagesat e përshpejtuara

Prona e njohur për kompensim

Në rast se ATP-ja merr vendim për njohje dhe kompensim fizik në pronën e subjektit, prona vlerësohet, si më poshtë vijon:

 

3 komente në “Nis shpërndarja e fondit financiar për kompensimin e pronave me kërkesë të veçantë, Qato: Ja si aplikoni”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Dmth.
    Kaposhi u katandis nje thele.
    Pronaret do marrin 20%
    O Zot merr hak ti !

  2. tfgs1 says:

    kesaj i thone tallje kari nga ana e corapekuqit………….merr ti fukara nje kothere nga prona jote se e shumta i takon shtetit hajdut qe ta vonon rikthimin me qellim grabitjen 60% te vleres totale!!!!!!!!

  3. Thanasi qe ta plasi says:

    Ore keta po kthejne prona apo po marrin prona se nuk po e kuptoj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje