Situata e vështirë e zjarreve në jug të Shqipërisë, i ka lëvizur të gjithë vendit, nga niveli lokal i prefektes së Vlorës, te Ministria e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura, deri te Ministria e Jashtme që kërkoi ndihmën e shtetit grek.
Madje edhe ministri i brendshëm teknik zbriti në terren duke falenderuar edhe deputetët socialistë që bashkë me të, po përpiqen për vënien nën kotroll te situatës.
Ndërsa gjithë institucionet bëjnë betejën e madhe me flakët, ka vetëm një palë që po e shpërfill përgjegjësinë e saj në situatë: LSI (ende në qeveri).
Paradoksalisht, ndërsa Petrit Vasili kërkonte shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pyeste se “Ku është qeveria?”
Vasili akuzon shtetin për neglizhencë duke harruar që pjesë e kësaj qeverisjeje është edhe vetë. Ndaj, në këtë kontekst, do të kishte më shumë kuptim pyetja: Ku është Ministri i Mjedisit? Ku janë Ministri i Transporteve dhe ai i Bujqësisë?
Lefter Koka është zhdukur dhe nuk thotë asnjë fjalë për situatën, nuk duket gjëkundi në rolin e tij si ministër mjedisi, ndërsa hektarë tërë pasurish natyrore asgjesohen.
Meqënëse Koka ka heshtur, dikush duhet ti drejtojë disa pyetje për përgjegjësinë e tij institucionale në të tilla raste:
-Ku janë strukturat përkatëse të Ministrisë së Mjedisit për menaxhimin e zjarreve që bëjnë të mundur minizimin e dëmeve dhe neutralizimin e të gjitha vatrave të shfaqura?
-Pse nuk është hartuar një plan pune i përbashkët operacional me Ministrinë e Punëve të Brendshme ku të përfshihej edhe Shtabi i Emergjencave Civile?
-A është aktivizuar sistemi i vrojtim- sinjalizimit bazuar në një skemë efikase menaxhimi?
Gjatë zjarreve të vitit 2015, Koka deklaronte se në sistemin e mësipërm janë përfshirë rreth 110 vrojtues, sinjalizues dhe roje mjedisore nga Drejtoritë e Shërbimit Pyjor, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve.
Ku ishte ky sistem deri para pak ditësh?!
Ministri që i takon të përgjigjet deri në Shtator, duhet ta dijë se këto detyrime, rrjedhin nga VKM Nr.1080 datë 22.12.2010 “Për rregullat për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyjeve dhe në kullota si dhe për krijimin e njësive vullnetare të shuarjes së zjarreve”.
E kësisoj përgjegjësia e tij nuk është thjesht publike, edhe ligjore.
Po ashtu, Edmond Panariti i Bujqësisë dhe Sokol Dervishaj i Transporteve kanë hequr dorë nga çdo lloj përgjegjësie. Asnjë prej të dyve nuk ka reaguar institucionalisht duke shpërfillur situatën. Forcat e transportit në luftën me zjarrin në terrenet e vështira, nuk duken gjëkundi.
Nëse ministrat e LSI heshtin dhe nuk japin përgjigje për këto pyetje, kemi të gjitha arsyet për të menduar se LSI që kërkon shtetin dhe qeverinë nga kolltuqe zyrash, ka hipokrizinë që të bëjë moral fals, kur nuk ka moralin për të mbajtur deri në fund, përgjegjësitë që i takojnë.
Porosite
Nuk është e vështirë të konstatosh se të gjith ministrat e LSI, janë aty vetëm për tepsinë.
Mqs tepsia nuk ka se çti jap më, edhe ministrat ngrohen në zjarrin që ka përfshirë vendin tonë.
Ka moralin e te berit duaret me ngjits ku u ngjite monedhat vet,sipas eksperiencen seeish kryetarit te vet.
Mire keto po RAMA ku eshte?
Zoti Kryeministër.A nuk duhet që Ministrat e Qeveris Rama1,të raportojnë para KM,për gjendjen e Shqipërisë që i është vënë zjarri,dhe konkretisht,të Ambientit,teTranspirtit Bujqësisë,pse janë inekzistente,kur duhet të përgjigjen jo vetëm para jush,por dhe para ligjit?për fshehjen e kokës në rërë si Struci?
Ne te gjithe e dime , qe kur gjarperi gelltit (ne sasi te madhe), duke thithur viktiken e rene preh ,
rri kohe te tera i strukur ne guve , deri sa ta tretij dhe te dale serisht per te kerkluar prehun e radhes !
Mos I vene vet per pakenaqesi ju I dini si funksionijne keto Pune mjer ai popull pse po flisni merrni futini Brenda dhe te shikoni si do vene dhe vete te shuajne zjarrin ligji vellezer ligji dhe zbatimi ligjit por po vazhdoj qe nuk e fut une ne burg se do me futi ai neser azgje ska per tu bere vendosni cfare duhet bere 2. Rruge ka te mesme jo ju faleminderit
ky shkrim duket qe eshte porosi.sepse me zjarret smerret ministria e njedisit apo tranportit.skane kompetence dhe me kryesorja skane lidhje. nejse vere eshte lajme ska.kush po pyet ne shqiperi eshte e vertet apo jo.haha afganistan hesapi