Muaj më parë, një polic i burgut të Tepelenës ka rrëfyer për herë të parë në emisionin “Oktapod”, periudhën gjatë vitit 1997 dhe ka zbuluar disa të pathëna për ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili vuante dënimin në burgun e Bënçës. Ne po ju risjellim edhe njëherë intervistën e tij ku rrëfen detajet e burgut të Fatos Nanos.
Thonë që Fatos Nanon burgu e ndryshoi përgjithmonë, i dha atë dimensionin e Berluskonit I dha famë. Thonë që rrinte me të fortë atje?
Po, ishte dhe komunikonte me ta, edhe me ne policët komunikonte, rrinte edhe me të burgosur të botës së krimit një pjesë nuk jetojnë më, janë vrarë. Edhe ajrimin e bënte vetëm.
Çfarë të binte në sy?
Lexonte, kishte një kasetofon edhe në kohën e ajrimit e mbante në vesh dhe nuk e hiqte
E përgjonin Fatos Nanon?
Po dhunë është ushtruar?
Në asnjë rast
E trajtonin si të vecantë?
Kishte mbrojtje
Po kriminelët si silleshin me të?
S’kishte asnjë problem.
Hapja e burgut
“Ne atje kemi përjetuar edhe ngjarjet e 97-ës, atë natë që u hap burgu kam qenë në kat të dytë tek të dënuarit me burgim të përjetshëm, ishte ora 7 e darkës kur u hapën dyert se u fut ushqimi. Doli dhoma e parë për të ngrënë ushqim, ai burri shtroi tryezat, po ndante pjatat, njëri filloi të hante, në atë moment ne dëgjuam krisma, te dhomat e izolimit kisha edhe nje polic vetëm, pak a shumë e morëm vesh e çfare ishte, se edhe në Vlorë kishte 1012 ditë që ishin ngritur njerëzit dhe në Bënçë e hoqën Fatos Nanon të parin, në orën 12 të natës e kanë marrë dhe me nja 15 vetë, që ishin djem vlonjatë, i morën me helikopter. Nga 40 të dënuarit e përjetshëm që ishin ngelën 29. Ishte ora 19:30 sa e dëgjuam që krisi automatiku, e morëm me mend që dicka po ndodhte”, tha ai.
Kishit urdhër të qëllonit?
Jo, e dëgjova krismën dhe i tërhoqa menjëherë ata që po hanin dhe i futa në dhomë. Më ka ngelur peng njëri që e kapa nga mbrapa teksa po hante dhe e futa në dhomë, në këtë dhomë futa edhe shtruesin e tavolinave, filluan të kërcisnin dyert, e mbylla derën dhe prisja cfarë do bëhej.
Cfare ndodhi me pas?
Ata filluan t’u binin dyerve dhe ishte një zhurmë e llahtarshme se korridori është i ngushtë.
U trëmbe?
Nuk them se u tremba por prisja se cfarë do bëhej. I sqarova të gjithë i thashë nuk i hap dyert me duart e mia, nëse ata do vijnë lart unë do ua jap celësat. Më pas i shikonim kolegët që rrinin përballë nga dritarja e mencës rrinin të gjithë nuk bënin asnjë lëvizje. për 10 minuta kanë kur të gjithë, u boshatis kati i parë, 8 prej tyre kishin ikur me pranga. Ata u rikthyen edhe një herë për të hapur katin e dytë dhe ne filluam të gjuanim, në ajër, ata u zmbrapsën.
Renja e te gjitha te keqiave qe ndodhen ne Shqiperi , Ky se bashku me Sali berishen , do mbahen si “njollat qe nuk i hiqen kurre nje robe” .Sigurisht qe bente shoqeri me kriminele , ata e ruanin dhe ata e nxoren pa ju futur asnje ” gjemb ” ne kembe , personifikimi i mafiozit te kamufluar , e kam te qarte qe dikujt nuk do ti pelqeje komenti im , por ky eshte realiteti , nje njeri qe shikonte vetem interesin e tij personal , hajdut dhe i pa moralshem ne pergjithesi si ne politike dhe jashte saj .Ky person qe ne hiqeshim e digjeshim per te , merte avionin personal te sipermaresve te medhenj greke , dhe shkonte ne selanik ne kabare , buzukia , dhe bordello mbaronte pune dhe po ate nate kthehej ne Shqiperi , te gjithe te kopromentuer nga greku dhe jo vetem … .Teper negativ , fudull dhe hajkdut , benin bashke me Saliun sikur denonin dhe godisnin njeri tjetrin , ato ishin hi ne syte e popullit qe u besonte , pasi keta zvaranike kishin te njejtin ose te njejtet padron ……. Dihet boterisht se kush e solli ne fuqi per here te dyte , dhe ata qe e sollen u shperblyen se tepermi …………… ketyre qelbesirave u kishim besuar drejtimin e shtetit ,kjo si prolog , dhe e dyta , po te quhemi shtet i se drejtes , te behet fije fije nga vettingu per pasurine shume te larte , qe u akumulua kur ky qe kryeminister dhe jo vetem ….
Shkaterrimi I shtetit eshte dhurata qe I beri Sali Berishovic Karadjici dajve serb.
Po mirë me kë do rrinte në burg, me të pafajshëm ?
?
Fatos Nano eshte denuar nga Sali Berisha faktikisht ai nu ka qene me Sali Berishen menderisht , por i ka sherbyer vetvetes karrieres parase duke perfituar sa me mire , ngjarjet dhe jeta e Nanos pijanec dhe aventurier, me martesen e dyte me diference moshe, jeta ne Zvicer neper kazinot e saj ,takimi me Miloshevicin keto jane edhe identiteti i ketij grekofoni kameleon.
Në pikun e luftës së Kosovës, kur bënim luftë për çlirim nga Serbia, Fatos Nano deklaron “kryeqyteti i Kosovës është Beogradi.”
Njeri anacional.