Tjetër mbytje në bregdetin shqiptar, dallgët nxjerrin në breg një të mitur në Velipojë

5 Gusht 2017, 15:18Kronika TEMA

Tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhet shqiptare me pasojë vdekjen e një pushuesi.

Një 13-vjeçar nga Kosova është mbytur këtë të shtunë në plazhin e Velipojës në Shkodër, pasi është futur për t’u larë.

Ai ndodhej për pushime në Velipojë bashkë me familjen e tij.

Dyshohet se i mituri, L.I, ka pësuar infarkt pas kontaktit me ujin e ftohtë dhe nuk ka mundur më të dalë nga deti.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje