Në pranga Zani Çaushi i Korçës, kreu marrëdhënie seksuale me dhunë

5 Gusht 2017, 11:47Kronika TEMA

Një 30 vjeçar është ndaluar pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë. Personi i arrestuar është  Zani (Sazan) Çaushi, 30 vjeç, banues në fshatin Bulgarec-Korçë.

“Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendim nr 42, datë 10.11.2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale: “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal” informoi sot policia e Korçës.

Veprimet e mëtejshme  proceduriale lidhur me këtë rast, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje