Vrasja për një karikues, dosja e prokurorisë: Eugeni e qëlloi 8 herë me thikë Marvi Mihalin

4 Gusht 2017, 15:03Kronika TEMA

Studenti i Juridikut Marvi Mihali humbi jetën, pasi u qëllua me thikë në zemër pak para mesnatës së 1 gushtit 2017 në një rrugicë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet

Bazuar në dëshmitë dhe provat e sekuestruara është mësuar se viktima e krimit, shtetasi Marvi Mihali, është qëlluar egërsisht tetë herë me thikë duke i marrë jetën.

Thika që është përdorur në vrasje, është hedhur prej autorëve në lumin e Lanës pak minuta pas krimit, duke humbur gjurmët, por Prokuroria ka gjetur disa prova të tjera në lidhje me akuzën për këtë rast.

Sipas organit te akuzes, eshte shtetasi Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar si autori i vrasjes së Marvi Mihalit, më konkretisht si personi që ka qëlluar me thikë viktimën.

Masa e sigurisë është kërkuar nga Prokuroria edhe për shtetasit e akuzuar si bashkëpunëtorë në krim, Dejvi Bitraj, 19 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka pasur konfliktin direkt me viktimën Marvi Mihali, si dhe Kridens Alla, 19 vjeç, dhe Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes në ndihmë të Eugen e Dejvi Bitrajt.

Caktimi i masës së sigurimit për katër shtetasit mësohet se është bërë për kryerjen e veprave penale të “vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal dhe “pengimi në zbulimin e të vërtetës”.

Në dëshminë e tyre para policisë, të arrestuarit kanë pretenduar se nuk kanë pasur për qëllim vrasjen e 22- vjeçarit, por kanë pretenduar se ai i ka fyer. Marvi Mihali ishte takuar fillimisht me Dejvi Bitrajn, me të cilin ka pasur debate për një telefon “Samsung”, të cilin e kishte blerë, por që nuk punonte.

Dejvi Bitraj nuk ka pranuar të kthente paratë dhe pasi ka nisur sherrin me Marvi Mihalin, ka njoftuar kushëririn e tij, Eugen Bitraj, i cili ka shkuar në vendin e krimit bashkë me dy të arrestuarit e tjerë.

Aty më pas ka ndodhur një përleshje e dhunshme ku Marvi Mihali është gjendur i vetëm përballë katër personave që e kanë qëlluar tetë herë në pjesë të ndryshme të trupit. Vdekjeprurëse për të kanë qenë goditjet me thikë në gjoks, ndërkohë që Prokuroria ka siguruar pamje filmike të kësaj skene të dhunshme.

Po kështu, në telefonat e autorëve të krimit dhe të viktimës janë gjetur mesazhe që tregojnë se ata konfliktoheshin që prej një jave para se të ndodhte vrasja.

Shkak ka qenë fakti se telefoni i shitur nuk merrte karikim, ndërsa Marvi Mihali kërkonte dorëzimin e tij dhe kthimin e shumës së parave që ishin paguar për blerjen e tij.

Viktima Marvi Mihali ishte djali i vetëm i Pavllo Mihalit, atletit të njohur shqiptar, i cili prej vitit 1983 mban rekordin në kërcimin me shkop (5.21 metra)./Panorama

7 komente në “Vrasja për një karikues, dosja e prokurorisë: Eugeni e qëlloi 8 herë me thikë Marvi Mihalin”

  1. mali says:

    Duhet denimi me vdekje, ndrtshe te tilla barbari do te shohim gjithmone e me shpesh.

  2. Spaci says:

    Fatkeqsisht egersia dhe dhuna e perdorur nuk mund te justifikohen me pretendimin qe debati ka nisur me sharje dhe fyerje. Flitet per jete njeriu dhe ne moshe shume te re. Dhuna e perdorur nga keta 4 trimosha dhe goditja me inat te papare me 8 goditje thike tregon qe krimineli e ka menduar me pare dhe ka qene shume i gatshem te godase pasi ka organizuar takimin ne orar te vone, i pajisur me thike dhe me 3 garipa nga prapa.
    Ai i ri qe humbi jeten mund te ishte femija i kujtdo nga ne. Kjo shoqeri ka humbur sensin e llogjikes.
    Krimineli duhet te kalbet ne burg.

  3. eli says:

    duhet forcuar arsimi dhe kultura qe kafshe te tilla te behen te pakten njerez normale. NGUSHELLIMET me te sinqerta familjes Mihali. kurse per kriminelet pacin fatin e viktimes se tyre.

  4. emigranti says:

    ne shqiperi duhet forcohet ligji nuk duhet tolleruar demokracia eshte e tille me ligje te forta politikanet nuk duhet fusin hundet ne ket gjera.

  5. Bogonica says:

    C’familje kane keta kriminele?A i kontrollojne femijet se c’mbajne neper xhepa?A i kontrollojne kur vijne ne shtepi se ku i fshehin armet e krimit?Jam plotesisht i bindur se krimi i kryer nga te rinjte fillon ne familjet e tyre.Dhe flasim pastaj per te Drejtat e Njeriut !Nuk e kishte kot diktatori qe keto familje krimi i c’kulte nga rrenjet.Krimi gjenetik(qe buron nga familja)eshte kanceri i demokracise.

  6. Luli i vocer says:

    Futini brenda te katert me burgim te perjetshem , te kalben brenda . Ndyresira gjykates dhe prokurore , bejini qe kur te futen brenda te thone me mire te na pushkatonin , tua u shqyejn bythen kermave te droguar , 8 here me thike ??? Ky nuk eshte krim i thjeshte por krim me neveri , nuk eshte nje aksident ,por kriminela me tendence per ti mare jeten , per nje karikues ???? Ti kisha perballe do tu kisha ngrene shpretken per se gjalli

  7. pafjale says:

    Keta jane egersira me fytyre njeriu, mjere ato nena qe i kane pjelle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje