Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vijojnë pa ndërpreje angazhimin e tyre në shuarjen e zjarreve në të gjitha qarqet e vendit.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 320 efektivë të ushtrisë, 10 mjete dhe 14 zjarrfikëse.
Gjatë ditës së djeshme, Forcat e Armatosura janë angazhuar në Dajt, qarku Tiranë, Llogara, qarku Vlorë dhe Krastë, qarku Elbasan. Në këtë aksion u angazhuan 170 forca, 8 zjarrfikëse si dhe 6 mjete.
Gjatë ditës së sotme, janë të angazhuar 150 efektivë, 4 mjete dhe 6 zjarrfikëse në Dajt, qarku Tiranë dhe Dukat qarku Vlorë.
Forcat e Armatosura do të vijojnë të mbeten në gatishmëri dhe gati për të ndërhyrë aty ku do jetë e nevojshme.
Forcat e Armatosura shtojnë angazhimin e tyre me 103 efektivë
Për shkak të zjarreve masive të rëna në të gjithë territorin e vendit, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vazhdojnë të mbeten të angazhuara në mënyrë sistematike për shuarjen e tyre.
Aktualisht 53 efektivë të Forcës Tokësore Bunavi dhe 5 mjete janë në lëvizje për të ndërhyrë për shuarjen e zjarrit të rënë në Parkun Kombëtar Llogarasë.
30 forca të tjera të Burrelit, 2 mjete dhe 1 autoambulancë janë nisur në drejtim të fshatit Sllatinë, qarku Dibër.
Ndërkohë që 20 forca të tjera janë nisur për në malin e Derjes të qarkut Tiranë.
Gatishmëria e Forcave të Armatosura vijon të mbetet maksimale dhe alerte ndaj situatës, të gatshëm për të ndërhyrë aty ku kërkohet.