Mbytet tjetër pushues në det

4 Gusht 2017, 08:12Kronika TEMA

Mbytet një tjetër pushues në plazhet e vendit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qeparo dhe viktimë është një 79-vjeçar nga Tirana i cili kishte shkuar me pushime ne jug.

Policia njofton se “rreth orës 19:00, një shtetas ka qënë duke u larë në det dhe në një moment ka kërkuar ndihmë”.

Sipas saj, pushues të rastit kanë hyrë ta ndihmojnë dhe e kanë gjetur në gjendje të rënduar.

Pasi i është dhënë ndihma e parë është transportuar për një ndihmë më të specializuar në Spitalin e Sarandës, ku gjatë rrugës ka ndëruar jetë” – njofton policia.

Sipas policisë shtetasi I.R., merrte mjekim për tensionin, pasi në banesën e tij i’u gjetën disa medikamente tensioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje