Nga Krasta e Elbasanit, ku ndoqi situatën në terren, ministri i Brendshëm Dritan Demiraj deklaron për Top Channel se zjarret po kërcënojnë sigurinë kombëtare.
Ai thotë se duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Me zotin Demiraj bisedoi gazetari Gazmend Janku.
TCH: Nisur nga përhapja dhe shkaqet, të cilat ju shpeshherë keni dyshuar se janë zjarrvënie të qëllimshme, mendoni se jemi në kushtet për të shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të zjarreve?
Ministri Demiraj: Kjo është në dorën e kryeministrit, por unë mendoj se situata është shumë e rëndë dhe vetëm sot kemi pasur 25 vatra zjarri, kryesisht në Vlorë, Elbasan, Dibër dhe në Tiranë. Sidomos situata këtu në Elbasan është shumë e rëndë. Ju e shikoni se thuajse i gjithë pylli po merr flakë, kemi një mangësi të theksuar të mjeteve. Sapo i kam kërkuar shefit të Shtabit të Përgjithshëm të sjellë edhe dy zjarrfikëse shtesë. Falënderoj deputetin Balla, që për hir të së vërtetës ka qenë i interesuar për këtë zonë, e në bashkëpunim me të po bëjmë maksimumin që të sjellim sa më shumë forca e mjete, por situata është e jashtëzakonshme.
Nuk kemi shi, temperaturat janë shumë të larta, ndërsa edhe popullsia duhet të jetë më e vetëdijshme për t’i dalë në mbështetje Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave, e cila po bën maksimumin e mundshëm. Gjykoj se është e pamundur që të përballohet vetëm me dy helikopterë dhe jemi në pritje të forcave shtesë nga Drejtoria e Emergjencave Civile në Bruksel.
I bëj thirrje Policisë së Shtetit që të shtojë masat përtej angazhimeve të jashtëzakonshme që ka për kanabisin e për problemet e tjera, të kushtojë më tepër vëmendje në drejtim të emergjencave civile, në mënyrë që të kapen e të dënohen autorët, pasi jemi në një cënim në një nga pjesët kryesore, që përbën edhe cënim të sigurisë kombëtare: të djegies e shkatërrimit të pronave, të pasurisë publike. Do të na duhen edhe 50 vite që ta rregullojmë sërish këtë pyll, apo pyjet e tjera shqiptare. Padyshim që kjo nuk është e rastësishme, por e qëllimshme.
TCH: Ju mendoni se në rast të shpalljes së gjendjes së emergjencës, situata mund të menaxhohet më mirë?
Ministri Demiraj: Po, mund të menaxhohet më mirë, sepse do të alokohen më shumë fonde, më shumë forca. Do të ketë një komandim e kontroll më të mirë, si dhe do të ketë një përfshirje më të madhe të strukturave qeveritare.
o Dritan , po cke me zjarin ti ore , ik or andej se do ta fiki Taulanti , ik or gjurdull se na trembe me ate koken si pjeper , mo e le ore Taulant fike vet zjarin ti maresh ti levdatat, ………… e pse sju bie dambllaja or kopuka , pse keshtu fiket zjarri ??? me kameraman nga mbrapa ?? dhe me foto e postime ne facebook???po ik o ik se ju kane pire lengun , ju dime se kush jeni .Beni gam gam gam ne parlament , futeni miljonin ne xhep , dhe ne regull jeni , ky sampisti tjetrer , ky dritani na konstaton se cduhet bere , dhe si duhet ber puna me efikase , po e dime ore balash si fiket zjari , por me cfare ?? ma cfare mjete ?? me cfare aeroplane zjarfikes ?? me cfare helikoptere ?? me cfonde ?? .Late gje ju ne kumbarane e shtetit ti bleje zjarfikset dhe elikopteret shteti pa ju dridhur dora ?? lat gje ju or pushta ?? or ndyresira .Na tregon si fiket zjari ky kokrjepuri , si fiket duke kerkuar borxhe helikoptere dhe zjarfiksa nga nga greku ?? ky eshte organizimi ?? ky eshte shteti ?? . prandaj ju themi mereni miljonshin e futeni ne xhep , dhe thuaj Taulantit te mbledhi zoren e llastikut , e morem vesh , u merua i shkreti . Sii te jete shteti efikas ?? ju e keni mjelur duke vjedhur gjithe keto vite , ndyresira , dergoni Saliun me te birin , Lylin Lil presidentin , ju hajdute fikeni zjarin teni , ju e katandiset shtetin si kaposh i rjepur . E shikon ore bastard , kur je shtet rumpalle ?? keto jane pasojat , sje i afte per asgje , ka arsye , termeti , qe nuk e ke ne dore por zjari ??? zjeri do shtet te organizuar , dhe jo hajdute , kriminela , dhe tradhetare , per keto do na japesh ndonje pergjigje ????