Balla: Situata e zjarrit në Krastë vazhdon të jetë e rëndë

3 Gusht 2017, 17:33Kronika TEMA

Gjatë ditës së sotme, zjarri që ka përfshirë kurorën e gjelbër të Elbasanit në Krastë vijon të jetë i përmasave të mëdha.

Për shuarjen e flakëve po punojnë zjarrëfikset dhe forcat e ushtrisë, të cilat ende nuk kanë mundur të vëndosin nën kontroll flakët.

Sipas deputetit të Partisë Socialiste të qarkut të Elbasanit, Taulant Balla situata në Krastë vazhdon të jetë edhe më e rënde.

Balla thekson se ka kontaktuar me ministren e Mbrojtjes dhe me ministrin e Brendshëm për vënien në dispozicion të më shumë forcave të ushtrisë dhe forcave të tjera zjarrfikëse.

Ndërsa lidhur me tre vatra zjarri në Librazhd, deputeti Balla, i cili sot ka qenë duke ndjekur nga afër situaten atje, u shpreh se situata më e vështirë është në Kostenjë, ku zjarri ka ardhur nga zona e Bulqizës dhe ka kaluar në zonën e Librazhdit.

Si pasojë e zjarreve janë dëmtuar shumë hektarë pyje dhe kullota.

1 komente në “Balla: Situata e zjarrit në Krastë vazhdon të jetë e rëndë”

  1. Edkari says:

    Karagjozi Balla nga nje fshat i Librazhdes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje