Një person u plagos mbrëmjen e së enjtes në Komunën e Parisit në kryeqytet, pas një përplasjeje me armë zjarri midis disa mjeteve.
Sipas policisë rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme u njoftua për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit, ku si pasojë u plagos në shpatull shtetasi me inicialet L.H 24 vjeç që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekeve.
Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli hyrjet dhe daljet e qytetit ndërsa, grupi hetimor është në vendin e ngjarjes duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të saj.
Informacioni paraprak nga Policia:
Më datë 03.08.2017, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 19:55, ka ardhur një telefonatë për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi L.H., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit. Vazhdon krehja e zonës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Jane dalldisur cunat nga vapa.
Epo nese politikanet u japin ‘zemer’ njerezve qe te armatosen per te ruajtur karrigen e tyre nuk ka se si te shkoje ndryshe?! Nuk ka uje Vjose dhe Drini qe ua lan gjakun nga duart.